TIRANE- Pas nxitimit të drejtuesve të Bashkisë së Vlorës për të dhënë me koncesion për një afat shumë të gjatë parkimin e automjeteve në mjediset publike të qytetit bregdetar, pak para ndryshimit të pritshëm të drejtimit të pushtetit vendor, edhe Bashkia Fier sapo ka njoftuar synimin për të dhënë për shtatë vjet një koncesion të përmirësimit të ndriçimit publik të rrugëve të këtij qyteti.

Në njoftimin, e publikuar në buletinin e prokurimit publik të ditës së djeshme, Bashkia shpall garën me objekt “Përmirësimi i Shërbimit të Ndriçimit Rrugor në Bashkinë Fier, nëpërmjet një modeli të Partneriteti Publik-Privat”.