TIRANE - Bashkia e Tiranës ka akorduar një grant prej 2500 dollarësh për të hapur një sallon bukurie për fëmijët e kryeqytetit. Por ajo që është më e çuditshme në këtë rast është fakti se çfarë mund të bëjnë fëmijët në një sallon bukurie. Salloni “Baby – Vip”, ka hapur dyert dje në ditën e 1 Qeshorit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, e pranishme në hapjen e këtij salloni ka garantuar vazhdimin e mbështetjes nga Bashkia e Tiranës, për të gjithë ata që kanë ide novatore dhe plane të mira biznesi. Ndërsa pronarja e këtij salloni Tushe Aluku,u shpreh se ndihet e kënaqur qe arriti të hapte këtë sallon.
Ky sallon për fëmijët hapet në një kohë ku numri i fëmijëve që punojnë për të mbijetuar është rritur. Sipas një studimi të fundit të INSTAT 54 mijë fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjeç punojnë.
Nga këto 7.7% e fëmijëve shqiptar të kësaj moshe, në të gjithë vendin, rezultojnë të punësuar në bujqësi, tregti, ndërtim, miniera apo edhe në shitje. Por problem i madh, mbeten orët e gjata të punës dhe kushtet e vështira, me të cilat këta fëmijë punëtorë, duhet të përballen çdo ditë për të siguruar të ardhura minimale për të jetuar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com