Banorët që jetojnë në zonën historike thonë se kanë kërkuar informacion se çfarë do të ndodh më tej, por në pamundësi për të marrë një përgjigje ata i janë drejtuar Repor Tv për të ngritur shqetësimin e tyre, pasi një banore e shtëpive të shembura si pasojë e mungesës së shkallëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime trupore.
Ndër të tjera banorët thonë se shtëpit e tyre tani janë pa banjo dhe nuk kanë as ku të kërkojnë ndihmë në lidhje me problemin që kanë. Banorët shprehen të pafuqishëm pasi nuk dinë asgjë se çfarë do të ndodh në të ardhmen me shtëpit e tyre.
Si për banorët ashtu edhe për mediat Bashkia e Vlorës i ka informacionet e cunguara. Intervista dhe përgjigje nga ky institucion merret vetën në rastet kur ka ndonjë investim minimal e ndërsa kryetari i bashkisë do ta shesë në publik si diçka madheshtore. Sa herë që ka problematika të qytetarëve vlonjat bashkia as që u hap telefoni për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

VIDEO









