Bashkia Kamëz ka rritur çmimin e bilës së transportit publik. Nga 40 lekë që ishte, qytetarët duhet të paguajnë tashmë 50 lekë për biletën e autobusit.
Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Kamëz, me firmën e kryetarit të Këshillit, Hysen Koldashi.
Në vendimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës thuhet se kërkesa për rritjen e çmimit të bilës së transportit publik, me 10 lekë, është bëra nga Shoqata për Transportin Urban dhe Interurban.
Po ashtu, Bashkia Kamëz ka rritur edhe çmimin e abonesë mujore, në 1400 lekë, ndërsa çmimi i abonesë së përgjithshme është caktuar 1600 lekë.



Komente











Skane turp i lene njerezit te presin me ore te tera ne stacione ne shi e ne diell ne vape e te ftohte edhe kur vijne rrine gjate neper stacione derisa ta mbushin autobuzin plot le per pastertine ne autobuza as qe behet fjale, sa hypen te mbyt era e pakendshme, kur i kritikon pergjigjen e kane ne maje te gjuhes Doni kushte shkoni e merrni taksi,tani kerkojne ta bejne bileten nga 40 ne 50 lek. Mire ja bejne ketij populli Shtohen taksat,ngrihen cmimet populli as ngrihet as proteston
Përgjigju