Sot, delegacioni i Komunës Klos i përbërë nga: Freskida Arriku (Zv. Kryebashkiake), Hazbie Dedolli (Kryetare e Këshillit Komunal), Armand Gjini (Kryetar i Qarkut Dibër), Flamur Mira (Segretar i Përgjithshëm i Bashkisë), Erjon Hutra ( Zv. Kryetar i Këshillit Bashkiak), Etmond Demiri (Sekretar i Këshillit Bashkiak), Amareta Mirdita (Drejtoreshë e Urbanistikës), Spartak Vokrri (Drejtor i Shërbimeve), patën një vizitë zyrtare në Komunën e Loanos (Liguria) në kuadër të shkëmbimit dhe harmonizimit të eksperiencave me standardet e Bashkimit Europian.

Para disa ditësh u kontaktova nga Manushaqe Rina, koordinatore e projektit zvicerian "Bashkitë e Forta", e cila më kërkoi, nëse kisha mundësitë të bëja një takim të Bashkisë Klos me ndonjë bashki në Itali.

Asnjëherë s'kam përtuar sa herë më është kërkuar që të jap kontributin për vendin tim dhe nuk kisha si të mos e bëja këtë herë edhe për Bashkinë Klos duke e konsideruar pjesë të Prefekturës Dibër.

Menjëherë e mora si impenjim,  pa asnjë interes personal, por si mundësi e vazhdimësisë time për të kontribuar për vendin. Kontaktova miken time Margarita Zaimaj Coppo që është Këshilltar e zgjedhur në Komunën e Savona (Shqiptarja e parë e zgjedhur), një "Komercialiste" njohur. Reagimi i Komunës së Loano ishte mjaft pozitive dhe dashamirës duke shprehur menjëherë disponibilitetin.

Pritja zyrtare e delegacionit të Komunës Klos u bë në ambjentet e Komunës të Loano në prani të z. Luca Lettieri (Kryebashkiak), i cili  bëri prezantimin e të gjithë personelit dhe funksioneve të institucionit  për delegacionin shqiptar. Bashkëbisedimi i ndërsjelltë dhe i vazhueshëm mes palëve ishte një eksperiencë e vyer.

Delegacioni i Bashkisë Klos u prit edhe nga Gianluigi Boccho (Zv. Kryebashkiak),  Dott. Rosetta Barbuscia  (Sekretare e Përgjithshme) dhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e këtij institucion.

Kryebashkiaku i Loano e njohu delegacionin shqiptar me Zyrën e Gjendjes Civile, Zyrës e Urbanistikës, Zyrën e Çështjeve Ekonomike dhe dhe Buxhetit. Pra u bë një panoramë e plotë e institucionit dhe ndalesa e fundit ishte në sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. I pranishëm ishte edhe Giuseppe Durazzo, Konsull Nderi i Shqipërisë që dërgoj përshëndetjen e Ambasadores së Shqipërisë në Romë , znj. Anila Bitri. Z. Durazzo bëri një prezantim të Shqipërisë, të mundësive dhe oportuniteteve që ajo ofron për investimet italiane.

Në fund të takimit, në zyrën e Kryebashkiakut të Loano, Z. Luca Lettieri, u shkëmbyen falenderimet e mirënjohjet reciproke të radtit. Znj. Dedolli i dhuroj Kryebashkiakut Lettieri një libër që flet për Klosin dhe një libër me poezi të shkruar edhe nga gjimnazistët e Klosit.

Ndërsa Kryebashkiakut Lettieri u dhuroi flamurin e Republikës Italiane bashkë me një libër të historisë së Loano si znj. Dedolli ashtu edhe z. Durazzo e ndërsa ky me rastin e këtij eventi u dorëzon një targë mirënjohje si Kryebashkiakut të Loanos ashtu edhe znj.Dedolli.

Vizita u mbyll me një ftesë zyrtare nga ana e znj. Dedolli të Komunës së Loano në Klos e cila u pranua dhe do të realizohet në vazhdim edhe në kuadër të javës së Kulturës Italiane.

Gjithashtu u hodh dhe u pranua mundësia e binjakëzimit të Komunës Klos me Komunën e Loano.

U përmend edhe fakti se komuniteti shqiptar është më i madhi dhe më i integruari dhe ky komunitet është një urë e rëndësishme lidhje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryebashkiaku i Loano theksoj se: "Komuna e jonë është një komunë e hapur për komunitetet e huaja. Gëzohemi se shumë prejt tyre kanë blerë shtëpitë dhe kanë zgjedhur komunën tonë si një "Atdhe të vogël" për të jetuar.

Sot, u vendosa ura të shëndosha dhe të sinqerta për një bashkëpunim të mirë dhe afatgjatë mes dy institucioneve.