Dhjetëra banorë të fshatit Velagosht protestuan këtë të mërkurë përpara bashkisë së Kuçovës, duke kërkuar asfaltimin e rrugës me gjatësi 7 kilometra. Rruga e fshatit ka 30 vite pa asnjë ndërhyrje ndaj ka degraduar plotësisht siç shihet dhe në pamjet e Report TV.
Mungesa e infrastrukturës po i dëmton ekonomikisht pasi banorët e Velagoshtit nuk mund të nxjerrin në treg prodhimet bujqësore dhe ullinjte.
“Duam rrugë! Jemi mbledhur disa here dhe nuk na merr njeri në konsideratë. Në rruga ka 30 vite që nuk është vënë dorë, është krejtësisht me gropa dhe baltë. Ne kemi 200 mijë rrënjë banor, gjithë fshati. Doja të bëja spërkatjen e ullinjve dhe nuk hynte dot zetori”.
Problematikë për ta është edhe rruga drejt varrezave.
“Ne të vdekurit i transportojmë në krah se s’ka rrugë për makinat”, tha një tjeter banor.
Asfaltimi i rrugës 7 kilometra nga Kuçova deri në qendër të fshatit u është premtuar çdo fushatë elektorale por nuk është mbajtur nga të zgjedhurit vendor.
Me kryetarin e bashkisë kishim rënë dakord se na premtoi para një viti, por kryetari sot nuk na përgjgjet për asgjë. Ka ardhur në fshat, na ka premtuar dhe ka thënë do e asfaltojmë. Dhe asgjë nuk ka bërë dhe tani fshihet në zyrë. Rruga gjithsej është 7 kilometra, por vetem 2 kilometra është segmenti që nuk futen do makinat.
Protestuesit kerkuan të takojnë kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, por nuk gjendej në zyrë. Punonjës të bashkisë u komunikuan banorëve se rruga e Velagoshtit nuk është në projektet e investimeve per 2024-ën. Në këto kushte banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestat.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Mars, 00:12
A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?
-
Po
14.4%
-
Jo
81.1%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 90
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mandarinat me pesticide/ Zv.ministri Jaupllari: Asnjë kilogram te konsumatori, u morën masa! Vuksani: AKU shkeli ligjin, ku shkuan 11 tonë? Dyshoj se u konsumuan, kancerogjene!
27 Shkurt, 14:27
-
Skandali/ Prokuroria: Në treg u hodhën mbi 21 ton mandarina me pesticide të cilat u kthyen nga Kroacia, zbardhet dëshmia e fermerit dhe inspektorit
26 Shkurt, 20:34
-
Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani: Evropa duhet të mbrohet vetë
26 Shkurt, 17:18
-
Mandarinat me pesticide, babai i fermerit kërkon drejtësi: Po të jenë helmuese do kishim vdekur!
26 Shkurt, 16:20
-
Skandali/ Prokuroria: Në treg s'u hodhën 10 por mbi 21 ton mandarina me pesticide! U kthyen nga Kroacia e u blenë nga fermerët në Berat e Sarandë! AKU s'dinte gjë, 3 në pranga (EMRAT)
26 Shkurt, 10:18
-
‘Fatura’ për t’u bërë gati për në BE, 7.6 mld € deri në 2028! Qeveria liston edhe projektet madhore me prioritet
24 Shkurt, 17:42
-
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq
24 Shkurt, 16:21
-
OKB miraton rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës
24 Shkurt, 16:05
-
Berat/ Shiste kanabis në shkolla në 3 qytete, vihet në pranga 32-vjeçari
23 Shkurt, 10:45
-
Berat/ Shisnin kokainë në ‘Pub Star’ në Dimal, pranga 4 personave! Mes tyre pronari i lokalit të natës dhe truproja, ja ku u gjet droga! Polici-Prokurori me njoftime të ndara (VIDEO)
22 Shkurt, 15:22
-
Berat/ Përzienin produkte të dëmshme dhe i shisnin si vaj ulliri, në kërkim burrë e grua, sekuestrohen 300 litra përzierje lëndësh
20 Shkurt, 10:55
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Qafë Dardhë në Berat (VIDEO)
20 Shkurt, 08:36
Bravo, keshtu duhet te behen gjerat, duke u ngritur bashke per te drejtat tuaja, pa pritur partite politike t'ju organizojne.
Përgjigju