Këshilli Bashkiak i Kuçovës ka shpallur të dielën "Qytetar Nderi" pilotin Donald Hoxha, i cili humbi jetën pesë ditë më parë, gjatë rrëzimit të Helikopterit të Ushtrisë EC 145, në Liqenin e Shkodrës.
Në një mbledhje të zhvilluar jashtë radhe, këshilli bashkiak ka votuar unanimisht projekt-vendim “Mbi miratimin për dhënie titulli “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) pilotit Donald Hoxha.
Ky ishte një projekt-vendim i propozuar prej Kryetarit të Bashkisë, Selfo Kapllani, nisur nga ngjarja tragjike e 6 prillit 2016, kur mjeti i ushtrisë u rrëzua në fshatin Grizhë pranë Malësisë së Madhe.
Për respekt dhe në nderim të tij u mbajt një minutë heshtje prej gjithë të pranishmëve.
Në përkujtim të tij u mbajt edhe një fjalim i shkurtër prej Kryetarit të Këshillit Bashkiak, Gjergji Mihali, i cili foli për jetën dhe veprimtarinë e Donald Hoxhës.
Togeri Donald Hoxha u lind më 17.06.1988 në Berat, kreu Akademinë e Aviacionit të Pozzuolit në Napoli, Itali ku e përfundoi me sukses në vitin 2011 dhe u certifikua si pilot.
Pas shkollimit u emërua si pilot në Forcën Ajrore dhe më pas në Bazën Ajrore të Farkës ku edhe shërbeu nga viti 2012 me profesionalizëm e devotshëri.
Detyra e fundit e togerit Donald Hoxha ishte pilot (SAR) në Grupin e Helikopterëve në Bazën Ajrore të Farkës.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Nderi" pilotin Donald Hoxha ">