Bashkia Kukës nis punën intensive për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore, gati në shtator

Pas përfundimit të vitit shkollor, Bashkia Kukës ka nisur punën për mirëmbajtjen e të gjitha institucioneve arsimore në qytet dhe Njësitë Administrative. Në territorin e Bashkisë Kukës janë 86 objekte arsimore që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve.

Ndërkohë, së shpejti pritet të nisë puna edhe për rikonstruksionin e plotë të shkollës së mesme të bashkuar në Shtiqën dhe shkollës 9-vjeçare në Mamëz.

Puna po kryhet në mënyrë intensive me qëllim që shkollat, kopshtet dhe çerdhet të jenë gati për fillimin e vitit të ri arsimor në muajin Shtator.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet