Bashkia:Lame e Shkreli përgjegjës
për leje të paligjshme e korruptive

Bashkia:Lame e Shkreli përgjegjës<br />për leje të paligjshme e korruptive
TIRANË - Bashkia e Tiranës ka reagua pas deklaratave të drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t,Artan Lame dhe këshilltarit të kryeministrit, Artan Shkrelit, të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e Pallati 9-katësh në mes të Shtëpisë së Fëmijës dhe Shkollës së Gjuhëve të Huaja, duke e cilësuar “si leje e ikjes”.

“Këta bashkautorë të betonizimit të Tiranës gjatë 11 viteve nga Edi Rama janë përgjegjës për dhjetëra leje korruptive që u dhanë pa asnjë plan urban dhe në kundërshtim me ligjin.”- thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë duke iu referuar Lames dhe Shkrelit.

Reagimi i plotë i Bashkisë Tiranë
Dy karikaturat e Edikaturistit edikaturuan edikaturen e radhës. Këta bashkautorë të betonizimit të Tiranës gjatë 11 viteve nga Edi Rama janë përgjegjës për dhjetëra leje korruptive që u dhanë pa asnjë plan urban dhe në kundërshtim me ligjin. Sot, këto karikatura të Edikaturistit janë përgjegjës për shkatërrimin selektiv të pronave të shqiptarëve.
 
Veliaj ndërton pa leje në qendër të Tiranës, ndërtuesi i vilës së Ramës ngre dy vila brenda parkut të Liqenit dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Për të mbuluar zullumet e tyre dhe për të mbushur xhepat me gjoba korruptive i vërsulen të pamundurve të cilëve u premtuan legalizim falas dhe se nuk do t’u prishte njeri pronën, edhe po të ngrihej Merhumi nga varri.
 
I vërsulen pronarëve dhe zhvilluesve të Tiranës dhe për interesa të ulëta dhe korrupsion të pastër u bllokojnë paligjshmërisht leje 100 për qind në përputhje me ligjin dhe planin urban të Tiranës i cili pas largimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij korruptive nga Bashkia u bë më në fund realitet. Ka ardhur e po kalon koha që ligji të veprojë me forcë mbi këta gjobvënës të korruptuar deri në palcë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin