LEZHE - Borxhet e pashlyera ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje kanë çuar në bllokimin e degës së thesarit për Bashkinë e Lezhës dhe Komunën e Balldrenit. Prej muajsh punonjësit e këtyre njësive vendore nuk marrin rrogat ndërsa figurojnë të bllokuara edhe investimet.

Kryebashkiku i Lezhës Viktor Tushaj e konsideron urdhrin si një absurditet të Ministrisë së Financave ndërsa insiston se Ujësjellësi i Lezhës nuk varet nga Bashkia.

“Ne nuk e kuptojmë veprimin e fundit tw Ministrisw sw Financave, qw nw mënyre drastike bllokon numrin e llogarive nw degën e thesarit pwr mospërdorimin e grantit, pwr shkak tw mos pagesës sw energjisw elektrike nga ana e ujwsjellwsit ndaj kompanisw CEZ. Ky wshtw absurditet edhe pwr shkak se ne ndërmarrjen e ujwsjellwsit nuk e kemi marrw nw administrim nw Bashkinw e Lezhws. Prandaj nuk mund tw penalizohet Bashkia e Lezhws apo edhe komunat përreth pwr mospageswn ndaj CEZ.” – theksoi kryebashkiaku Tushaj.

Situata edhe më problematike është në Komunën e Balldrenit. Komuna ka një debi prej afro 21 milion lekësh të reja ndërsa i gjithë granti i qeverisë për këtë komunë për vitin 2012 është më pak se borxhi. Kjo ka vënë në vështirësi komunën e cila nuk ka kaluar as pagat e punonjësve të administratës. Edhe njësitë e tjera vendore në qarkun e Lezhës raportojnë të njëjtën situatë që po penalizon administratën prej 2 muajsh.


(sg/Shqiptarja.com)