Bashkia medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit të Tiranës, Novruzaj dhe Beqiri! Veliaj: Krenar për sukseset tuaja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me medalje mirënjohjeje dy kampionët e rinj në boks, pjesë e Sport Klub Tiranës.

Esmeralda Novruzaj, fituese e medaljes së bronzit në Kampionatin Evropian të Boksit U23 dhe Alban Beqirin, kampion boksi në Ballkan. 

"Unë e di që ju keni shumë medalje, por do të doja shumë që në atë murin tuaj të medaljeve të bashkohej edhe medalja e mirënjohjes e Bashkisë së Tiranës dhe Sport Klub Tiranës, së pari, sepse ju kemi tanët dhe se po vjen një frymë e re, një frymë shumë e mirë për Sport Klub Tiranën. Jemi shumë krenarë për arritjet tuaja! Esmeralda, ti ke treguar kurajo dhe forcë, ndërsa Albani ka fituar medalje në një kampionat shumë të vështirë, me kundërshtarë të fortë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Dy sportistët dhe trajneri i tyre, Seat Bushati, premtuan suksese të tjera në të ardhmen.

“Dua të falenderoj shumë trajnerin tim, Albanin, gjithashtu edhe kryetarin, për këtë mbështetje dhe për këtë vlerësim. Ka qenë me të vërtetë një emocion shumë i bukur, mezi pres që të sjell medalje të tjera”, tha Novruzaj.

Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive më të mira për trajnime dhe gara ndërkombëtare për sportistët shqiptarët.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 08/12/2024 15:58

    Po te pret boksi tek 313-ta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Berisha sulmon Ramën për energjinë: Ulja e çmimit favorizon të pasurit, mashtrim dhe hipokrizi ekstreme

Berisha sulmon Ramën për energjinë: Ulja e çmimit favorizon të pasurit, mashtrim dhe hipokrizi ekstreme