Kete vit nuk do të ketë rritje të çmimeve në tregje për rastin e festave të fundvitit. Këtë e garantoi drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit Rudina Hoxha teksa monitoroi një nga tregjet në kryeqytet.
"Ajo çka po bëhet është që në këtë periudhë në bashkërendim edhe me disa institucione kompetente ne po shohim që të mbajmë të monitoruar për ditë çmimet nëpër këto tregje, gjithashtu për të vënë në dijeni të gjitha organet kopetente në raste kur realisht vërejmë rritje të çmimeve apo për sa i përket gjithë pjesës tjetër që sapo përmendëm"-thotë Hoxha
Po ashtu Hoxha tha se në rast të konstatimit të shkeljeve për tregtarët do të merren masa deri në konfiskim të mallit.
"Nëse evidentohet që në orët e para nga inspektorët e monitorimit të tregjeve që ndodhen pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit lajmërohen organet e hetimit tatimor të cilit i kanë sanksionet shumë mirë të përcaktuar dhe organet kopetente të tyre të cilët të vijnë dhe të vazhdojnë gjithë proçedurat e tjera deri në konfiskimin e mallit për këta tregtar"-shtoi Hoxha
Lidhur me tregjet provizore që do të ngrihen me rastin e festive drejtoresha e amk tha se kjo bëhet për të shmangur informalitetin dhe se tregjet do të ngrihen në pikat hyrëse të Tiranës
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com