TIRANE - Në “Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve”, Bashkia e Tiranës është treguar bujare me pensionistët.

Në oborrin e bashkisë është improvizuar një ambjent, ku të gjithë të moshuarit të mund të shijojnë aty kafen e mëngjesit.

bashkia

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, pasi ka pritur në zyrën e tij një grup përfaqësuesish të pensionistëve dhe shoqatave të veteranëve, ka konsumuar kafen e mëngjesit së bashku me to në ambjentet para bashkisë.

veliaj

Siç duket në këto foto, “ftesës” së bashkisë i janë përgjigjuar shumë pensionistë, të cilët kanë populluar këtë mëngjes “ bar-kafen” e improvizuar.

pensionistet

Në “Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve”, të gjithë atyre që kanë mbushur moshën e pensionit, do t’u ofrohet transport publik falas në linjat e Tiranës. Megjithatë, të moshuarit nuk duhet të harrojnë që të marrin me vete edhe librezat e shëndetit. 

Po ashtu, apelit të bashkisë për të ndihmuar në këtë ditë të moshuarit, u janë përjgigjur shumë lolake në kryeqytet, ku janë shërbyer kafe falas për pensionistët.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)