Bashkia: Për Ramën lufta politike
vjen para interesave të qytetarëve
Bashkia e Tiranës e përmes një deklarate ka reaguar ndaj kërkesës së socialistëve për dorëheqje të Bashës pasi nuk ka mbajtuar asnjë nga premtimet e tij, duke u shprehur se Edi Rama ka intensifikuar fushatën e shpifjeve dhe përbaltjes kundër këtij institucioni. Sipas këtij institucioni këto deklarata vijnë pasi Rama është tërbuar nga dështimi në qeverisje.
TIRANË - Bashkia e Tiranës e përmes një deklarate ka reaguar ndaj kërkesës së socialistëve për dorëheqje të Bashës pasi nuk ka mbajtuar asnjë nga premtimet e tij, duke u shprehur se Edi Rama ka intensifikuar fushatën e shpifjeve dhe përbaltjes kundër këtij institucioni. Sipas këtij institucioni këto deklarata vijnë pasi Rama është tërbuar nga dështimi në qeverisje.
Më tej në deklaratë shtohej se qytetarët nuk harrojnë se Rama ka bllokuar për gjysmë viti buxhetin, shpronësimet për varrezat, investimet e reja për çerdhet, kopshtet dhe shkollat.
“E vërteta është se Edi Rama ka bllokuar investime strategjike dhe mijëra vende pune për qytetarët e Tiranës dhe kjo sepse për Ramën lufta politike vjen para interesave të qytetarëve.”-thuhet në Deklaratë.
Deklarata e plotë e Bashkisë TiranëI tërbuar nga dështimi spektakolar në qeverisje, Edi Rama ka intensifikuar fushatën e shpifjeve dhe përbaltjes kundër Bashkisë së Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk harrojnë se është ai që bllokoi për gjysmë viti buxhetin, shpronësimet për varrezat, investimet e reja për çerdhet, kopshtet dhe shkollat.
Qytetarët e Tiranës e dinë se Edi Rama i verbuar nga zilia dhe marazi politik urdhëroi bllokimin e bulevardit të ri të Tiranës dhe të terminalit multimodal të pasagjerëve. Edi Rama ka bllokuar garancinë sovrane për projektin e tramit. E vërteta është se Edi Rama ka bllokuar investime strategjike dhe mijëra vende pune për qytetarët e Tiranës dhe kjo sepse për Ramën lufta politike vjen para interesave të qytetarëve.
Bashkia e Tiranës është e vendosur të vazhdojë çdo ditë luftën dhe përpjekjet për t’u shërbyer qytetarëve pa dallim dhe interesave të tyre, për një Tiranë më të mirë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'TikTok paraqitet në Kinë si platformë edukative, në perëndim si 'labirint qenërie'', Rama: Asgjë nuk e zëvendëson ndërveprimin njerëzor në mbrojtjen e fëmijës
30 Nëntor, 13:33
-
Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin
30 Nëntor, 13:26
-
Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon
30 Nëntor, 13:19
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi
30 Nëntor, 13:10
-
Debati për TikTok dhe Snapchat, Rama dhe Manastirliu në Fier me prindërit: Fëmijët po jetojnë në dy botë paralele, reale dhe virtuale! Përjetojnë presion të dyfishtë
30 Nëntor, 13:07
-
Ministria e Jashtme turke dënon sulmin në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve
30 Nëntor, 13:06
-
Sulmi në kanalin e ujit Ibër – Lepencit, Kurti shkon në Zubin Potok, konfirmon se ka të arrestuar: Kriminelët e terroristë do të përballen me drejtësinë
30 Nëntor, 12:32
-
Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri nga policia e Kosovës
30 Nëntor, 12:24
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Berisha: Synon destabilizimin e Kosovës, skenari tipik i Rusisë së vogël
30 Nëntor, 12:20
-
Përgatitet për botim vepra e albanologut Jup Kastrati. 100-vjetori i studiuesit, konferencë shkencore në Akademi
30 Nëntor, 12:17
-
Festat e nëntorit prezantojnë kuzhinën shqiptare në Madrid! Eventi në Ambasadën shqiptare në Spanjë
30 Nëntor, 12:11
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05