Bashkia padit gjyqtaren Metaliaj:
 E afërme me firmën 'Gener 2'

Bashkia padit gjyqtaren Metaliaj:<br /> E afërme me firmën 'Gener 2'
Bashkia e Tiranës duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lufta ligjore për të mos lejuar ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit, e kështu sot ka shënuar një tjetër fitore.
 
Pas kallëzimit të djeshëm në Prokurorinë e Përgjithshme të gjyqtarit Arjan Qafa, për konflikt interesi në gjykimin e çështjes së kompleksit të pallateve 17 katëshe të Diga e Liqenit, Bashkia e Tiranës ka çuar për ndjekje penale sot edhe gjyqtaren tjetër të së njëjtës trupë gjykuese, Enkelejda Metaliaj (Softa).
 
Arsyeja e kallëzimit në prokurori është e njëjtë me atë gjyqtarit Qafa, për konflikt interesi dhe lidhje familjare me njërin nga aksionerët e kompanisë “Gener 2”. Ndërkaq, gjyqtari Qafa ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes në fjalë, pas kallëzimit që Bashkia e Tiranës bëri ndaj tij.
 
Bashkia e Tiranës ka paraqitur fakte konkrete për konfliktin e interesit të gjyqtarit Qafa me Gener 2, duke qenë se ai ka lidhur kontratë për blerjen e një shtëpie me këtë kompani. Ndërkaq, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e ka kallëzuar gjyqtarin Qafa për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Prej më shumë se 1 viti ndërtimi i 17 katëshit nën digën e Liqenit me një leje të dhënë nga ish kryebashkiaku Basha është pezulluar me vendim gjyqësorë, por ky vendim është paditur nga kompania Gerner2 në apelin administrativ.

Po cili është konflikti i interesit që Veliaj akuzoi gjyqtarët e Apelit Administrativ?
Veliaj denoncoi si të korruptuar trupën gjykuese që do të merrte në shqyrtim cështjen e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit. Sipas tij, vendimi ishte i treshes së Gjykatës së Apelit të Administritves ishte paracaktuar.  Veliaj akuzoi se vendimi do të merrej nga farefisi i ndërtuesit.

Po cili është ndërtuesi? Pallatet tek diga e liqenit do të ndërtohet nga firma Gener 2 në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj. Gjatë qeverisjes Berisha, Ulaj fitoi tenderin për shpërndarjen e fibrave optike në të gjithë vendin. Kompania që po zbaton këtë projekt është ATU (Albania Telekomunikejshëm Union).

Një nga ortakët e kësaj kompanie figuron Artan Metaliaj, kushëri me gjykatësen, Enkelejda Metaliaj, drejtuese e trupit gjykues që ishte caktuar për çështjen e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit. Është pikërisht ky konflikt interesi që u denoncua nga kryebashkiaku Veliaj.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë