Bashkia Përmet shkel moratoriumin, pret për zjarr pishat e egra, Ndërmarrja e Pyjores për Report Tv: Rrezikojnë të bien në rrugë

Pemë të reja të prera e të lëna pranë rrugës dhe inerte. Kjo është panorama në një nga zonat më piktoreske në jug.

Në rrugën Përmet-Lëshicë është konstatuar një masakër pyjore. Dhjetëra pemë kanë njohur sharrën. Kemi një moratorium që ndalon prerjen e pemëve, por kjo duket se nuk funksionon për Bashkinë e Përmetit.

Banorët tregojnë se pishat e egra janë prerë nga Ndërmarrja e Pyjores në Përmet me qëllim pastrimin e rrugës dhe evitimin e rrezikshmërisë.

"Këto i ka bërë vetë bashkia sepse kjo pemë po rrit trupin e saj dhe poshtë ka pak dhe. Shiko ato atje që janë gati në të rënë, nga reshjet e shiut  ato rrezikojnë të bien, ndaj po i presin", tha ai.

Report TV ka kërkuar sqarime nga Ndërmarrja e Pyjores dhe Kullotave për këtë masakër në kurorën e gjelbër.

"Në rrugën nacionale është një objekt (masiv pyjor) 40 vjeçar të mbjellë me pisha të egra, janë anash rrugës si rezultat i fatkeqësisë natyrore disa pisha kanë rënë, pastaj një pjesë e këtyre janë prere dhe do të çohen për nevojat e bashkisë. Nuk janë cilësore janë pisha për dru zjarri për nevojat e bashkisë", tha Thanas Nikolla përgjegjësi i Pyje-Kullotave në Përmet.

Në vitin 2016 qeveria miratoi një moratorium për shfrytëzimin e pyjeve dhe ndaloi eksportin e lëndës drusore, por ky ligj nuk e ka ndaluar prerjen e paligjshme të pyjeve në Përmet.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/04/2022 01:14

    Kjo histori ngjan me problemin e elefanteve dhe kafsheve te tjera ekzotike ne Afrike.Nga nje ane gjithe bota jep donacione per t'i mbrojtur si specie ne rrezik,nga ana tjeter qeverite afrikane dhe org.e tyre lejojne gjuetine e tyre nga super te pasurit me pretendimin se pagesa per gjueti gjoja perdoret per <<konservimin e mbrojtjen>> e specieve.

    Përgjigju
  • BENI: 19/04/2022 23:01

    TE ARRESTOHEN KETA KRIMINELE QE PRESIN PEMET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë