-
Bashkia Përmet shkel moratoriumin, pret për zjarr pishat e egra, Ndërmarrja e Pyjores për Report Tv: Rrezikojnë të bien në rrugë
Bashkia e Përmetit ka shkelur moratoriumin e pyjeve duke prerë pishat e egra në anë të rrugës së Leshnicës me pretendimin se rrezikojnë kalimtarët dhe automjetet. Për Report Tv, përgjegjësi i Pyjores thotë se “pishat nuk janë më cilësore” dhe se po priten për dru zjarri për nevojat e Bashkisë.
19 Prill 2022, 16:46