TIRANË – Bashkia e Tiranës ka sqaruar sot se prerja e një peme në njësinë nr.7 të Tiranë pranë Inxhinjerisë së Ndërtimit është bërë me kërkesë të kreut të kësaj njesie, Erjon Kokës, pasi pema rrezikonte banorët.
“Lidhur me reagimin e zotit Dalipi”, - thuhet në kundërpërgjigjen e bashkisë, - “bëjmë me dije se në shkresën e datës 4 qershor 2013 z. Koka kërkon nga Bashkia, marrjen e masave të menjëhershme, pasi rrëzimi i pemës sipas tij përbën rrezik për banorët. Menjëherë, Drejtoria e Përgjithshme nr. 1 e Qytetit ka kryer të gjithë procedurat, siç i parashikon ligji dhe ka konstatuar se shqetësimi i qytetarëve dhe kryetarit të njësisë bashkiake nr. 7 është i drejtë dhe ka marrë masat e menjëhershme. Përpara se t’i fryjë konfliktit politik, z. Dalipi do të bënte mirë të konsultohej me kryetarin e njësisë bashkiake nr. 7 që i përket dhe subjektit të tij politik”, - thuhet në deklaratë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com