Bashkia pret pemët në njësinë
nr.7 Dalipi: Të japë shpjegime

Bashkia pret pemët në njësinë<br />nr.7 Dalipi: Të japë shpjegime
TIRANE - Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi, ka denoncuar dje prerjen e disa pemëve në Njësinë Bashkiake Nr.7 Dalipi i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës të japë shpegime për këtë veprim.

Prerja e pemëve ka ndodhur në bllokun e banimit “Partizani”, përballë Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit. Aldrin Dalipi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka publikuar disa foto, ku duket qartë prerja e pemëve nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

“A mund të  japë  shpjegime Basha për prerjen e pemevë  në njësine nr. 7. në Tiranë  mëngjesin e sotëm (djeshëm)” shkruan Dalipi në “Facebook”.

Menjëherë pas këtij denocimi ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke e hedhur përgjegjësinë mbi kryetarin e njësisë bashkiake nr.7.

“Lidhur me reagimin e zotit Dalipi, i bëjmë me dije se ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës ka ardhur pas kërkesës së bërë nga kryetari i njësisë bashkiake Erjon Koka, me shkresën e datës 4 qershor 2013”, thuhet në reagimin e bashkisë.

Duke kontaktuar me kryetarin e kësaj njësie, z.Koka, shprehet për  “Shqiptarja.com”, se në kërkesën e tij nuk është kërkuar prerja e pemëve.

REAGIMI

Z.Koka sipas Bashkisë së Tiranës, ju keni bërë një kërkesë për prerjen e pemëve?
Unë e kam bërë kërkesën, por jo për prerjen e pemëve. Unë kam të drejtë të përcjell në bashki shqetësimet që kanë banorët e lagjes. Nuk jam unë ai që vendos të priten pemët apo jo.

Në dijeninë tuaj si kryetar i kësaj njësie, sa pemë janë prerë?
Aty nuk është prerë një pemë, janë prerë disa. Por përveç prerjes së pemëve, ata kanë dëmtuar edhe këndin sportiv. Pasi aty ka qenë edhe një kënd sportiv, që rezulton se pas prerjes së këtyre pemëve është dëmtuar.

Këndi sportiv ishte ndërtuar, që kur është bërë rikonstrukturimi i zonës, nga ish-kryetari i Bashkisë Edi Rama. Ky kënd ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe banorëve të lagjes. Kjo gjë është e papranueshme nga ana jonë për qytetarët e kësaj njësie.

Çfarë është duke ndodhur konkretisht në vendin ku janë prerë pemët?
Në dijeninë time, ata po i presin pemët pasi aty kërkojnë të kryejnë ndërtime. Gjithësesi dua të theksoj dhe një herë se prerja e këtyre pemëve nuk ka asnjë lidhje me kerkesën që unë kam çuar në bashki, e cila kishte një qëllim tjetër vetëm për rrezikun që krijohej nga një pemë dhe jo nga aq sa janë prerë nga Bashkia.


njesia 7
pemet 1
pemet 2
pemet 3
pemet 4

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur