Bashkia rikonstrukton kopshtin nr.5
Veliaj: Shtatori me 23 kopshte gati

Bashkia rikonstrukton kopshtin nr.5<br />Veliaj: Shtatori me 23 kopshte gati
Shkon në 13 numri i kopshteve të rikonstruktuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat janë gati të mirëpresin fëmijët në sezonin e ri shkollor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi sot rikonstruksionin e kopshtit “Cicërimat” në njësinë nr. 5, ku theksoi se muaji shtator do ta gjejë qytetin me kopshte të riparuara.

Krahas mobilimit të brendshëm, kopshti është pajisur edhe me një kënd lojërash, në mënyrë që fëmijët të kenë më shumë mundësi argëtimi.
 
“U jam shumë mirënjohës të gjitha kompanive që kanë ndihmuar në rikonstruksionin e kopshtit. E di që ka pasur një bashkëpunim fantastik, disa kanë kontribuar me ndërtimin, disa me infrastrukturën, me dyert, disa me parketin, me dritaret, me kondicionerët, me kuzhinën. Gjërat bëhen shumë mirë kur bëhen bashkë dhe më vjen mirë që ky kontribut është bashkëpunim i të gjithëve. Ndaj jam shumë i lumtur që ne në Tiranë, pavarësisht se jemi bërë 1 milion vetë, asnjëherë nuk kemi harruar se kur bashkëpunohet mund të bëjmë gjëra të bukura, të cilat veç e veç janë të pamundura”, tha Veliaj.
 
Kopshti “Cicërimat” është kopshti i 13 që rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me donatorët.

“Kemi edhe 10 kopshte të tjera. Sigurisht, do të kapim shtatorin me kopshte totalisht të rinovuara në qytetin e Tiranës. Të gjitha studimet tregojnë se kur fëmijët rriten mirë deri në moshën 5 vjeç, kemi qytetarë më të mirë deri në 50 vitet e ardhshme, ndaj dhe kjo është arsyeja pse ne e marrim shumë seriozisht çështjen e kopshteve dhe çerdheve në Tiranë sepse besojmë që prindërit e Tiranës na kanë besuar gjënë e tyre më të çmuar, fëmijët e tyre”, u shpreh Veliaj.
 
Ai shtoi se Bashkia e Tiranës do të sigurohet që fëmijët, deri në moshën 5 - 6 vjeç, kur dalin nga kopshtet, të jenë qytetarë më të denjë, që pëlqejnë pastërtinë, punën dhe që njohin vlerat. “Besoj se garancia më e mirë për Tiranën e 50 viteve të ardhshme është mënyra se si ne trajtojmë 5-vjeçarët e sotëm. Ndaj dua të falenderoj të gjithë prindërit për kontributin dhe për mënyrën se si këtë strehë e keni rrethuar me shumë dashuri dhe shumë përkushtim”, përfundoi Veliaj.
 
Administratorja e Njësisë nr. 5, Violeta Kile, tha se kopshti nr. 11 frekuentohet nga rreth 200 fëmijë. “Ky kopësht ka pësuar një transformim rrënjësor. Falenderoj donatorin sepse kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si dhe bashkinë për këtë investim”, u shpreh ajo. Kopshti nr. 11 është rikonstruktuar plotësisht. Janë kryer të gjitha punimet e brendshme, duke filluar me zëvendësimin e të gjitha dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike dhe hidraulike, duke vijuar me mobilimin, shtrimin e pllakave, shtrim me laminat etj.

1

3

4

5
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!