TIRANE - Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një kënd sportiv në Parkun kombëtar të Liqenit.
Sipërfaqja është e rrethuar me rrjetë prej 3 ditësh, në vendin ku kryqëzohet rruga që shkon nga Diga te Kisha e Shën Prokopit me rrugën që zbret te Garda e Republikës.
Bashkia thotë se do ndërtohet këndi i hapur sportiv për qytetarët. Aty do të vendosen vegla force dhuratë nga një bankë dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve falas.
Ngjitur me rrjetën nuk ishte vendosur asnjë tabelë, të informonte sipas ligjit se çfarë do ndërtohej, investitori apo afatet e përfundimit, por bashkia sqaroi se tabela do të vihej nesër dhe pemët nuk do të priteshin.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com