Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor ka nisur prishjen e disa lokaleve të cilat kanë ndërtuar mbi ujrat e Liqenit Artificial, pa leje.

Një aksion i tillë është paralajmëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj pak ditë më parë dhe pritet të prishen 100 ndërtesa.

Pritet që të prishen të gjitha ndërtimet, duke përfshirë lokalet dhe hotelet të cilat kanë betonizuar parkun e Liqenit Artificial.

Do të prishen lokalet të cilat ndodhen pranë digës së Liqenit, ato që janë në qendër të parkut por edhe ndërtesat tek zona pranë Fakultetit Histori-Filologjisë.

Por një pjesë e bizneseve të cilat ndodhet në këtë park, thonë se kanë leje për lokalet, ndërsa Bashkia e Tiranës ka parashikuar prishjen e të gjitha ndërtesave.

Këto ndërtime kanë lulëzuar prej vitesh dhe askush nuk është kujtuar ti rrëzojë.

Pritet që ky aksion i Bashkisë të shoqërohet edhe me kundërshtime nga pronarët e bizneseve, për këtë arsye edhe Polica e Shtetit do të jetë e pranishme.

prishja ndertimeve te liqeni

prishja ndertimeve te liqeni

prishja ndertimeve te liqeni

prishja ndertimeve te liqeni

prishja ndertimeve te liqeni

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)