Bashkia Tiranë, taksat e reja për
pronat dhe biznesin në çdo njësi

Bashkia Tiranë, taksat e reja për<br />pronat dhe biznesin në çdo njësi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik të Tiranës, ku bëri një prezantim të 11 taksave të përfshira në paketën fiskale të vitit 2016, u shpreh se paketa në fjalë synon përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave të bashkisë ndërsa shtoi se është një paketë që ndihmon biznesin e vogël, bujqit e fermerët dhe kryesisht banorët e rinj të Tiranës.

“Kemi dizenjuar këtë paketë mbi një parim për të përmirësuar buxhetin e bashkisë dhe jo vetëm për ta rritur atë por për të adresuar borxhet ndaj biznesit. 40 milionë euro borxhe. Kjo paketë mbledh të ardhurat në mënyrë që të fillojmë që fillojmë pagesën e borxheve,” tha Veliaj.
 
Teksa renditi një nga një të 11 taksat që janë pjesë e paketës fiskale, Veliaj tha se lajmi i mirë vjen për banorët e 10 njësive të reja që i janë shtuar Bashkisë së Tiranës me ndarjen e re territoriale.

Në këto zona, Veliaj tha se do të ketë ulje me 30% të taksave si ajo e pasurive të paluajtshme dhe truallit. “Për sa i përket shtëpive të banimit, kjo taksë e caktuar nga qeveria qendrore, i ndan ato në shtëpi të ndërtuara para vitit 1993 dhe pas këtij viti. Paketa fiskale që ne propozojmë është që kjo taksë ulet 30% për njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Krrabë, Ndroq, Shëngjergj, Zallherr dhe Zallbastar. Dhe nuk ndryshon për njësitë e tjera të Tiranës. Kjo ulje është bërë pasi në këto zona vlera e pronës është dukshëm më e ulët se sa në Tiranë dhe të ardhurat e popullsisë janë gjithashtu më të ulta. Kjo do të inkurajonte bizneset për t’u zhvendosur në këto zona ku taksa është më e ulët,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ulje të taksës me 30% do të ketë edhe për ata që punojnë tokat bujqësore. Kjo sipas Veliaj bëhet për të inkurajuar fermerët që të punojnë tokën. Duke filluar nga viti që vjen, Veliaj tha se taksa e pronës do të paguhet në të njëjtën faturë me atë të ujit, ku UKT do të jetë subjekti që do të merret me mbledhjen e tyre.

Një tjetër ndryshim që vjen në këtë paketë fiskale është ai i zëvendësimit të taksës së gjelbërimit me atë të ndikimit në infrastrukturën arsimore.

“Sot ka 92 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Në 87 prej tyre mësimi bëhet me dy turne. Ambicia jonë është që në fund të këtij mandati mos të ketë më shkolla me 2 turne. Për këtë duhet të bjëmë 20-25 shkolla të reja. Do përdorim skemën e re të parteniritetit publik-privat. Shkollat do nisin të ndërtohen, por pagesa do bëhet me këste. Duke bashkuar këtë fond me një grand nga qeveria prej 700 milionë lekësh, do krijomë rreth 15 milionë dollarë për shkollat. Këtë fond do ta përdorim si këste për pagesat e shkollave,” deklaroi Veliaj.

Një tjetër lajm i mirë është edhe heqja e tatimit për biznesin e vogël deri në 50 milionë lekë. "Bashkia ka një humbje prej 5.6 milionën dollarësh nga kjo, por jemi të bindur që për biznesin e vogël ky është një lajm i mirë," u shpreh kryetari i bashkisë.

Ndërkohë ulje ka pësuar edhe taksa e fjetjes pwr bizneset e hoteli-turizmit."Në Tiranë ka pasur një taksë që ishte 5% e çmimit të dhomës, në varësi të tarifës. “Kjo taksë rëndonte mbi ata që ishin të formalizuar dhe që prodhonin fatura të sakta. Kjo taksë është ulur për të gjitha hotelet. Për kategoritë e hoteleve nga 4 deri në 5 yje që mesatarisht paguanin deri në 10 euro për këtë taksë, kjo ka shkuar në 350 lekë, rreth 2.5 euro ndërsa për hotelet e tjera është reduktuar në vetëm 1 euro, kryesisht për t’i formalizuar dhe për t’i inkurajuar shërbimet e hoteli turizmit në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka planifikuar uljen e taksës së tabelës duke e zeruar atë për sipërfaqe deri në 2 metra katrorë, por duke mos hequr atë të taksës së reklamave. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme është rritur me 10%.

taksat e veliajt

taksat e veliajt

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)