Bashkia, varreza murale për Tiranën
Myslimanët kundër,katolikët:OK

Bashkia, varreza murale për Tiranën<br />Myslimanët kundër,katolikët:OK
TIRANE-Ndonëse sigurimi i 5 m2 për çdo njeri që ndërron jetë po kthehet në një mision të pamundur, ideja e varrezës murale, duket se nuk do të pritet nga të gjithë mirë. Bashkia e Tiranës do të nisë takimet me komunitet fetare për të diskutuar projektin e varrezave murale.

MYSLIMANET KUNDER VARREZAVE MURALE
Përfaqësuesit e komunitetit mysliman janë më të rezervuar në këtë drejtim. Agron Hoxha, zëdhënës i zyrës së shtypit të këtij komuniteti, thonë se nëse bëhet fjalë për të njëjtin projekt që u ka dërguar Edi Rama në 2008-ën, qëndrimi i komunitetit nuk ka ndryshuar, ata do të jenë kundër, por për momentin ata nuk dinë të japin një përgjigje zyrtare, pasi nuk janë njohur me ndonjë projekt konkret. “Projekti i varrezave murale nuk është një ide e re, sepse këtë e kemi diskutuar me Edi Ramën para katër vitesh. Qëndrimi ynë si komunitet nuk ka ndryshuar për këtë çështje, por neve nuk na ka ardhur ndonjë propozim konkret që të mund të kemi një qëndrim tonin zyrtar për këtë çështje. Ne duhet ta shikojmë një herë këtë projekt dhe pastaj të dalim edhe me një qëndrim tonin”, - na shpjegon Hoxha. Të njëjtën gjë na thotë edhe kreu i komunitetit mysliman, Selim Muça. “Ne nuk jemi në dijeni për një propozim të tillë, kur të na vijë dhe të njihemi me të do të mbajmë një qëndrim zyrtar”,- na shpjegon Muça.

KATOLIKET PRO PROJEKTIT
Por ndryshe nga myslimanët, katolikët e mirëpresin një vendim të tillë. Dom Gjergj Meta, një ndër priftërinjtë më të njohur të kishës katolike në Tiranë, thotë se madje është pak vonë për këtë projekt. “Varrezat murale janë një zgjidhje e mirë për Tiranën dhe ne jemi dakord për një gjë të tillë. Madje unë them që të bëhet sa më shpejt sepse po harxhojmë shumë tokë për të varrosur ata që ndërrojnë jetë. Varrezat murale janë një zgjidhje e mirë për t’u prehur shpirtrat e tyre”, - na thotë dom Gjergj Meta.

SHOQERIA CIVILE
Elsa Ballauri, aktiviste e njohur e mbrojtjes të të drejtave të njeriut thotë se është për të ardhur keq se si janë katandisur dy varrezat publike të Tiranës, ndaj, sipas saj, jo vetëm që duhet të fillohet të aplikohen varrezat murale, por madje duhet të shikohen edhe mundësi të tjera si varrezat private apo djegia e trupit. “Varrezat tona janë një problem shumë i madh, hangarët janë të ndarë shumë keq, janë të pamirëmbajtur, nuk ka një studim nëse toka është e rrëshqitshme apo jo. Është e tmerrshme t’i shikosh se si janë katandisur dy skajet e Tiranës, Sharra dhe Tufina. Pastaj ka edhe një problem tjetër, sepse po zihen sipërfaqe të tëra për të varrosur njerëzit dhe Tirana sa vjen e rritet çdo ditë. Ndaj varrezat murale do të ishin një zgjidhje e mirë për këtë problem shqetësues të kryeqytetit, por jo vetëm të Tiranës. Madje edhe varrezat murale duhet të menaxhohen mirë, mund të varrosen aty trupat për një periudhë të caktuar, ta zëmë 5 vjet, dhe pas vjetësh mblidhen kockat dhe vendosen në një vend të vogël dhe bëhet siç bëhen edhe në shumë vende të tjera, që shënohen vetëm emrat në mur dhe njerëzit kanë një vend të vogël ku shkojnë e vendosin lule për të dashurit e tyre. Ose pas këtij afati mund ta marrin trupin dhe ta dërgojnë në varrezë private. Sigurisht që ne jemi një vend tradicional në këtë drejtim, por unë them se madje duhet të fillojmë të mendojmë edhe për metoda të tjera, siç është djegia e trupit”, - shpjegon Ballauri, e cila shton se më tepër se një çështje e të drejtave të njeriut, varrezat murale janë çështje etike.

Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SKY ECC/ SPAK njoftim zyrtar për 21 masat e sigurisë mes tyre dhe për Suel Çelën

Zbërthimi i SKY ECC/ SPAK njoftim zyrtar për 21 masat e sigurisë mes tyre dhe për Suel Çelën