VLORE - Këshilltarët e djathtë i kanë kërkuar më shumë shpjegime Bashkisë së Vlorës lidhur me buxhetin e këtij viti, pasi sipas tyre vlera e miratuar nuk i përgjigjet nevojave të qytetit.

Disa javë më parë Bashkia e Vlorës miratoi buxhetin e 2013-ës me një vlerë prej 11 miliardë lekësh, që sipas nënkryetarit të bashkisë së Vlorës Ilir Banushi shuma është shumë herë më e ulët krahasuar me vitet e kaluara.

Buxheti u miratua mbledhjen e kaluar vetëm me votat e të majtëve, pasi këshilltarët e djathtë zgjodhën të abstenojnë, ndërsa njëri prej tyre votoi kundër.

Gjika në këtë mbledhje kërkoi ndjesë për ato punime të cilat nuk janë realizuar në kohë, kjo sipas tij edhe për shkak punimeve jashtë standardeve të firmave përkatëse të cilat tanimë janë në proces gjyqësor.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)