Fino debat me Avokatin e Shtetit për pallatin e Bashës/ I kthehet edhe Ulsi Manjës: Mos ma drejto gishtin, nuk jam shoku yt

Në mbledhjen që u zhvillua sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.  Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg. Metani iu drejtua Finos duke e quajtur “zoti deputet”.

Bashkim Fino: Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vjet në këtë Kuvend dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë.

Artur Metani: Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundi

Fino-Ulsi Manjës: Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë

Ulsi Manja: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë.

Artur Metani: Nuk ka të bëjë ekzekutimi me vendimin e Strasburgut. KLSH e ka gjetur pa probleme. Meqë u bë ndryshim ligjor ne nuk kemi pas vendimmarrje lidhur me këtë çështje. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S S IT.ooo BELUL: 09/07/2019 18:04

    shume te drejt ka BELUL GjeraFino.hahahaa.Akoma qenka ne qarkullim ky delenxhi i pangopur?

    Përgjigju
  • titi: 09/07/2019 15:53

    fino ben si usta i vjeter por kurre skam kuptuar ku jane vlerat e tij??!! apo ben kot sikur ngre zerin dhe pastaj si te gjithe ne rresht voton sipas urdherit.. me thoni nje rast qe ky apo ndonje deputet si ky ,apo pandi majko kane votuar guxuar te mos pranojne nje citshtje apo te kene votuar kundra.. asnje.athere llafet i kane kot per te bere sikur debatojne..

    Përgjigju
  • Tit: 09/07/2019 15:07

    Si mora vesh une keta! Vene per te marr me pallitin e Bashes, pastaj i kepusin nje zihen kot fare.. ca strategjie brawo u qofte.. ikni mor molare.. u grifte diabeti te gjithve sa jeni aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës