Bashkim Hoxha, Ardian Kyçyku e
Pashtrik Brahaj, fituesit për dramën shqipe

Bashkim Hoxha, Ardian Kyçyku e<br />Pashtrik Brahaj, fituesit për dramën shqipe
Janë ndarë çmimet për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”. Juria u emërua nga Ministri i Kulturës, Kujtim Shala dhe ka ndarë tri çmimet e para.

Drama “Askushi” e autorit Bashkim Hoxha ka fituar çmimin e parë, “Një botë më tutje” e autorit Ardian-Christian Kyçyku ka fituar çmimin e dytë dhe me çmimin e tretë juria e ka vlerësuar dramën “Shtrati me gozhda” të autorit Pashtrik Brahaj.

ardian kycyku

Ardian Kyçyku


Të tre laureatët shpërblehen financiarisht. Çmimi i parë ka vlerën prej 3600 euro, i dyti 2400 euro dhe çmimi i tretë ka vlerën e 1200 eurove. Në bazë të rregullores, drama që ka fituar çmimin e parë konsiderohet si dramë potenciale për inskenim në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërkaq të tria dramat fitojnë të drejtën e leximit skenik në TKK dhe të botimit.

 Pashtrik Brahaj

Pashtrik Brahaj

Juria Profesionale ka qenë në përbërje të Besim Rexhaj, Bislim Muçaj, Agim Selimi, Agon Myftari dhe Zeta Bahtiri, kanë theksuar faktin se produksioni dramatik i ofruar nga aplikantët në konkursin e vitit 2015 ka qenë jashtëzakonisht i pasur, duke qenë se kanë konkurruar 14 drama.

Ndarja e çmimeve për tri dramat më të mira do bëhet përmes një ceremonie të organizuar nga Ministria e kulturës në Kosovë.

Kurse konkursi për Dramën më të mirë Origjinale Shqipe për këtë vit pritet të shpallet në ditët në vijim.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri