Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resorit luksoz të botuesit dhe ndërtuesit Bashkim Ulaj. Një banor tha për Report Tv se kërkojnë të drejtën e tyre, duke akuzuar se pronat u janë rrëmbyer. Ai thotë se do ta heqin rrethimin.

“Kërkojmë të drejtën tonë. Na kanë rënë në qafe. Është e disata herë që protestojmë. As nuk na shkon ndërmend me u përplas. Nëse mundemi do e heqim rrethimin. Për shtetin kemi thirrje, mos na bjer në qafë”, tha një protestues.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët shembin rrethimin dhe futen në kantier! Përplasje me policinë