Bashkim Zalla: Do njoftoj Aleksin për planet tuaja

Mesazhi i banorit të fshatit Zallë për aksionerin: “Ti Xhorxh dhe Besimi i paguani me vra Çarlin nga 15 milionë euro, kështu më tha L.M. po për ju kush do paguajë se nuk i shpëtoni. Ne shkrimin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com është zbardhur vendimi gjyqësor i dënimit të Bashkim Zallës,ku ai tregon skemën për planin e eliminimit të Charles Bouri duke paguar plot 1.5 mln euro. Ai është njërit prej pjesëtarëve të familjes Zalla në Fushë- Krujë, i cili në shkurt 2012 u dënua me 4 muaj burg për kërcënim ndaj njërit prej aksionerëve.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E APELIT TIRANE

Nr.395 Akti Nr.214 Vendimi
V E N D I M
“Në emër të Republikës”
Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë prej:
Kryesues: Lefter JAHAJ
Anëtar: Genti SHALA
Anëtar : Metush SARAÇI
Mori në shqyrtim në Tiranë, në date 29.02.2012, në seancë gjyqësore me dyer të hapura, me pjesemarrjen e prokurorit Shkelqim Kokona, çështjen penale nr.395 akti, date 16.11.2011, që i përket:
TE PANDEHURIT: Bashkim Zalla, i biri i Hamdiut dhe i Qamiles, dl.1957, lindur dhe banues ne Zalle Fushe-Kruje, me aresim 4 klase, i martuar, me tre femije, i dënuar, mbrojtur kryesisht nga av.Mirela Rate.
AKUZUAR: Për veprën penale të “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”, parashikuar nga neni 275 të k.penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr.144 date 12.10.2011, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Zalla për veprën penale të “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike” dhe dënimin e tij në bazë të nenit 275 të k.penal me 6 muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Bashkim Zalla me 4 muaj burgim. Vuajta e dënimit do t`i fillojë nga dita që vendimi të marrë formë të prerë. Kundër këtij vendimi ka bërë ankim i pandehuri, i cili ka kërkuar ndryshimin e vendimit për faktin se: Meqenëse kjo vepër është me heqje dorë nga ankimi e shfrytëzoj këtë ankim për të m`u dhënë mundësia që ta shfrytëzoj këtë mundësi. Po kështu dënimi i dhënë është i rëndë prandaj kërkoj ndryshimin e vendimit dhe dënim me gjobë pasi vepra është kundravajtje penale.
GJYKATA E APELIT TIRANE pasi dëgjoi relatorin Lefter Jahaj, av. Mirela Rate që kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një dënimi më të butë siç është ai me gjobë, prokurorin që kërkoi lënien në fuqi të vendimit dhe si shqyrtoi aktet e bisedoi çështjen në tërësi,
V E R E N
Nga materialet e çështjes ka rezultuar se, prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka dërguar për gjykim Gjykatës së Rrethit gjyqësor Krujë çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Bashkim Zalla duke e akuzuar se ka kryer vepren penale të ‘Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike” të parashikuar nga neni 275 te k.penal. Hetimi gjyqësor i zhvilluar me procedurë të shkurtuar ka provuar se shtetasi Jorge Jeha ka marrë thirrje telefonike shqetësuese, mesazhe kërcënuese nga i pandehuri Bashkim Zalla. Thirrjet telefonike janë adresuar nga numri 068xxxx393 në përdorim të të pandehurit Bashkim Zalla në numrin në disponim të shtetasit George Jeha 069xxx283. Ndërmjet të tjerave në këtë numër në përdorim nga shtetasi George Jeha i është dërguar edhe një mesazh kërcënues nga i pandehuri Bashkim Zalla më datë 24.01.2011 me përmbajtje: “Ti Xhorxh dhe Besimi i paguani me vra Çarlin nga 15 milionë euro, kështu më tha L.M. po për ju kush do paguajë se nuk i shpëtoni dot krimeve tuaja fill pas Carlit mendoni se do jetoni,kam për tju q.. robt të gjitheve. Ju vras, do njoftoj Aleksin për planet tuaja B.Zalla.”. Gjithashtu rezulton se në numrin e disponuar nga kallzuesi George Jeha figurojnë të regjistruara një seri thirrjesh telefonike, te cilat kanë qenë shqetësuese për këtë të fundit në vazhdimësi. Hetimi gjyqësor ka provuar se, arsyeja e thirrjeve telefonike dhe e mesazheve shqetësuese e kërcënuese, ka të bëjë me faktin se shoqëria “Ceament Factory” Fushë-Krujë ka prerë pagesat mujore ndaj të pandehurit Bashkim Zalla për shkak të vështirësive financiare që po kalon. Këto pagesa janë dhënë për shkak të ndotjes që shkakton fabrika e Çimentos ndodhur në fshatin Zallë të rrethit Krujë. Sa sipër është provuar me thëniet e të pandehurit Bashkim Zalla, i cili ka pranuar autorësinë e këtyre thirrjeve dhe mesazheve si dhe me provat e ndodhura në fashikullin e gjykimit të administruar si provë në séancë gjyqësore. Ndodhur në këto rrethana, me të drejte gjykata e faktit ka konkluduar se, i pandehuri Bashkim Zalla ka konsumuar plotësisht veprën penale të “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”, parashikuar nga neni 275 të k.penal. Edhe masa e lloji i dënimit për këtë vepër të kryer nga i pandehuri janë në përputhje me rrezikshmërinë shoqërore të veprës dhe të autorit të saj, i cili ndonëse është dënuar edhe një hërë po për këtë vepër përsëri e ka kryer atë çka do të thotë për një vendosmëri të këtij të pandehuri për realizimin e qëllimeve të tij keqdashëse. Pretendimi i të pandehurit i bërë në kërkesën ankimore lidhur me të drejtën e të dëmtuarit për të hequr dorë Gjykata e Apelit Tiranë çmon se, nëse i dëmtuari do ta realizojë këtë të drejtë derisa nuk është dhënë vendimi përfundimtar nuk ka pengesë ligjore për ta realizuar këtë të drejtë. Lidhur me llojin e dënimit të dhënë nga gjykata e faktit, gjykata e apelit e konsideron të drejtë pasi i pandehuri po për këtë vepër është dënuar me burgim ç`ka do të thotë për një rrezikshmëri të madhe të të pandehurit. Sa sipër, Gjykata e Apelit Tiranë e çmon të drejtë vendimin e gjykatës së faktit dhe si të tillë e lë në fuqi.
PËR KËTO ARSYE:
Trupi Gjykues i Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 428/a të K.Pr.Penale,
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit Nr.144 date 12.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Tirane me, 29.02.2012
A N E T A R A N ET A R K R Y E S U E S
Metush SARAÇI Genti SHALA Lefter JAHAJ
d.v. d.v. d.v.
Vërtetohet njësia me origjinalin
KANCELAR
Altin GJANA
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve