Bashkimi Europian akordon 71
milionë euro për bujqësinë shqiptare

Bashkimi Europian akordon 71<br />milionë euro për bujqësinë shqiptare
Bashkimi Europian ka akorduar për zhvillimin dhe Mbeshtetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 71 milion euro, deri në vitin 2020.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural ( DG-Agri ), Jersy Plewa firmosën të enjten në Bruksel në ambjentet e Komisionit Europian, marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare.
 
Burime nga dikasteri i Bujqësisë, bëjnë të ditur se, marrëveshja financiare është granti me vlerën më të madhe të alokuar nga Bashkimi Europian për asistencën dhe mbështejen e fermerëve dhe biznesit në zonat rurale.
 
Kjo marrëveshje pason mbështetjen e vazhdueshme që BE ka akorduar në vite përmes projekteve IPA dhe IPARD për bujqësinë shqiptare, duke shërbyer kështu si një katalizator dhe mbështetje e drejtëpërdrejtë në sistemin e financimit rural shqiptar, për prodhuesit dhe ekonominë fermere./ATSH/

edmond panariti


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)