Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, nuk ka bërë asnjë koment për vendimin e Haradinajt për të lënë postin si kryeministër i Kosovës, pasi u thirr nga gjykata Speciale në Hagë për t'u intervistuar në lidhje me krimet e luftës në Kosovë.
“Në këtë moment nuk kemi ndonjë koment”, ka theksuar Kocijanic.
Dorëheqja e Haradinajt për shka të gjykatës Speciale vjen vetëm dy vjet që nga krijimi i qeverisë së Kosovës të ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.
Tashmë Kosova pritet që të futet në zgjedhje të parakohshme ndërsa vetë Haradinaj ka thënë se ai dhe partia e tij do të kandidojnë në zgjedhjet që do të mbahen në ditët në vijim.

Komente

