VLORË - Bashkimi Evopian do të japë 42 milionë euro për katër rajone shqiptare Qarqet e Vlorës, Beratit, Korçës e Gjirokastrës dhe 11 rajone kufitare greke . Programi Interreg -IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020 do të fokusohet në mbrojtjejn e mjedisit, mbështetjen e transportit , infrastrukturën publike dhe nxitjen e ekonomise lokale. Nga Vlora, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se një projekt i tillë do të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe do të ndihmojë komuntetin lokal.
“Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Asistencës së BE, dëshiroj të nënvizoj rëndësinë e Programit Greqi-Shqipëri 2014-2020 duke marrë në konsideratë rolin e rëndësishëm që do të luajë në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe zgjerimin e bashkëpunimin mes popullsisë dhe institucioneve lokale, me qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta. Qëllimi i këtij programi janë rezultatet e prekshme për komunitetin”, tha Ministrja Gjosha.
Ministrja shprehu beismin se aktorët lokalë do të dinë si të ndërtojnë mbi rezultatet dhe rrjetet tashmë të ngritura gjatë perspektivës së mëparshme financiare të BE.
“Më lejoni të nënvizoj se ne duhet bashkërisht të bëjmë të pamundurën me qëllim që ky Program të shndërrohet në një zbatues politikash strategjike për zonat e përfshira dhe mjet efikas qeverisjeje në mënyrë që puna e bërë deri tani të çohet përpara”,tha Ministrja Gjosha.
Viti 2015 ka qenë një sfidë për Ministrinë e Integrimit Evropian dhe aktorët e tjerë përfshirë në këtë Program pasi ka qenë një periudhë transitore nga perspektiva financiare IPA I (2007-2013) në perspektivës IPA II (2014-2020), gjatë së cilës Shqipëria do marrë pjesë në tetë programe bashkëpunimi territorial, nga shtatë që ka qenë në të kaluarën.
/Shqiptarja.com