Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi zbardh detaje në Report Tv: Mosbesimi ishte i madh! Doja lidership të ri, por dështova dhe iu binda shumicës

Tirane- Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme (12 shkurt 2024) me Rithemelimin që shënoi dhe bashkimin e tyre zyrtar.

“Tema e bashkimit ishte tema që dominonte dhe diskutimet. Kishim diskutime për një projekt të përbashkët politik. Ajo që ndodhi sot ishte formalizimi i një vullneti të përbashkët që të jemi bashkë. Mosbesimi mes palëve për objektivat që duam të arrijmë ishte i madh. Të gjithë thamë çfarë mendonim dhe se kush ishte qëndrimi jonë për çështje të caktuara. Çështja e partisë edhe sot që flasim mbahet pezull pa asnjë arsye nga gjykatat shqiptare. Ishte çështja më e vështirë”, tha Bardhi.

Ndonëse nënvizoi se ka bërë betejë për lidership të ri dhe se ende mendon se opozita duhet të ketë lidership të ri, theksoi se pas dështimit në këtë përpjekje zgjodhi t'i bindet vullnetit të shumicës.

"Qëndrimi im ka qenë dhe është që beteja është bërë për ta forcuar PD-në. Ne kemi punuar për zgjidhjen optimale. Një lidership i ri do të ishte zgjidhja optimale për PD-në. Kështu e gjykoj unë. Për fat të keq, mendimin tim nuk e ndanë shumica e anëtarëve të partisë. E vetmja zgjidhje që mbetet është që duhet të respektohet vullneti i shumicës pavarësisht se cfarë do të tregojë koha. Zgjedhjet e ardhshme janë pas një viti, kemi humbur shumë kohë nga ky debat dhe lidhjen me qytetarët” tha ai.

Sot Bardhi u rikthye për herë të parë në selinë blu aty ku Rithemelimi ushtron aktivitetin. Ky vendim disa muaj pas mbledhjeve të përbashkëta me grupin e Sali Berishës, duket se shënon zyrtarisht bashkimin me Rithemelimit dhe siç e argumentoi Bardhi vendimi vjen në mënyrë që sipas tij demokratët të bashkohen dhe të mos kenë më konflikte.

Më poshtë janë pjesë të tjera të dekaratave të Bardhit gjatë intervistës mbrëmjen e sotme tek "5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv të renditura sipas orës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
'Zgjedhorja', Gazment Bardhi: Komisioni një farsë, na lanë jashtë se po tentohet një reformë jo konsensuale

Opozita nuk do të heqë dorë nga aksioni opozitar në parlament. Kështu tha Gazment Bardhi në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Sa kohë nuk ndryshon kursi i mazhorancës opozita është në të drejtën e vet. Ata që janë në gabim janë shumica.Ne nuk kemi kërkuar të na jepet diçka që nuk na takon. E drejta e hetimit parlamentar, e garanton Kushtetuta. Reagimi i deputetëve të opozitës është gjëja më minimale. Sa herë të na shkelen të drejtat në Kuvend kemi për detyrë të reagojmë”.

Kurse komisionin për Reformën Zgjedhore e quajti pseudokomision.

Grupi ka një projekt të opozitës për reformën zgjedhore. Nuk i kemi hyrë prezantimit të përmbajtjes sa kohë ne jemi jashtë procesit. Jemi lënë jashtë dhe të gjitha gjasat janë se po tentohet një reformë jo konsensuale. Legjitimim i një farse që po ndodh në atë komision. Reforma duhet të nisë nga prishja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku u ndryshua formula e koalicioneve që i dha fitoren Edi Ramës për mandatin e tretë. Sistemi mazhoritar, po jam dakord për lidhjen e të zgjedhurit me qytetarin” tha ai.

“Komisioni është vënë në lëvizje për shkak të protestës së opozitës. Ai është pseudokomision. Përfaqësuesit e opozitës që janë aty nuk kanë legjitimitetin për të qenë aty. Nuk vlen vullneti i 50 deputetëve sipas tyre, por vlen ai i 5 deputetëve."

Ora 22:15
Gazment Bardhi: Përçarja e opozitës i jep Ramës mandatin e 4-ët

Gazment Bardhi e argumenton bashkimin me Rithemelimin e Sali Berishës për të mos i dhënë Edi Ramës mandatin e katërt. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ai tha se kanë kuptuar se beteja me njëri tjetrin po e dobësonte PD.

“Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe përçarja e Pd rrezikon dhe mandatin e katërt. Ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjshmërisë që ka treguar secili prej kolegëve të mi brenda grupit parlamentar. Kemi kuptuar se beteja me njëri tjetrin po e dobësonte Pd. Beteja që kemi bërë ka tejkaluar se duhet të gjejmë zgjidhje. Po të isha dëgjuar shumë kohë më parë dhe rezultati i zgjedhjeve lokale s’do kishte qenë i tillë. Kam bërtitu për të patur një kandidat në zgjedhjet lokale.”

Ora 22:06
A e pranoni Berishën kryetar? Gazment Bardhi: Pranoj vullnetin e anëtarëve të partisë

Në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv Gazment Bardhi tha se e njeh Sali Berishën kryetar të Rithemelimit.

Danjela Maloku: A e pranoi Berishën kryetar?

Gazment Bardhi: Po e njoh vullnetin e anëtarëve të partisë. Gjithmonë i jam referuar pjesëve brenda PD. Unë nuk i quaj si jashtë PD i quaj si pjesë të saj. Unë e lidh PD me anëtarët e partisë me vullnetin e anëtarëve të partisë. Nuk konsideroj anormale faktin që është bashkuar PD. Anormale ka qenë situata ku kemi qenë të përfshirë në dy vite.

 

Ora 21:54
Bardhi: Rrugët e mia me Bashën janë ndarë, ai nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë

I ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” në Report TV Gazment Bardhi deklaroi se rrugët me Lulzim Bashën i ka ndarë.

Lulzim Basha nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë, ndërkohë që duhet të ishte krah cdo demokrati, opozitar në betejë kundër Edi Ramës. Rrugët tona ndahen në këtë pikë. Unë kam kundërshtar Edi Ramën. Kjo është e vetmja studio ku diskutohet për bashkimin e opozitës, ky është lajm i keq për Edi Ramën” tha ai.

Ora 21:50
A e sheh veten si kandidat për kryeministër të vendit? Ja sesi përgjigjet Gazment Bardhi

Deputeti Gazment Bardhi tha në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo se nuk e kishte menduar ndonjëherë veten si kryeministër të vendit.

I pyetur nëse e kishte një qëllim të tillë me faktorizimin që ka marrë në përçarjen brenda PD-së, Bardhi tha se është çështje që duhet vendosur nga strukturat.

“Nuk e shikoj veten si kryeministër. Nuk e kam menduar ndonjëherë veten në këtë pozitë,. Kjo është një çështje që do duhet ta vendosin strukturat e partisë”- u përgjigj Bardhi.

Ora 21:37
Bardhi dorëzohet te Rithemelimi: Bëra betejë për lidership të ri, por dështova! Iu bashkova mendimit të shumicës se s'do i bie murit me kokë

Zgjedhja për t’iu bashkuar Rithemelimit Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka deklaruar se ka ardhur pasi ka bërë betejë për lidership të ri por ka dështuar. Në këto kushte ai thotë se i është bashkuar shumicës duke humbur betejën që kishte.

 “Kemi 5 muaj që themi se do të ndodhë së shpejti bashkimi i grupit të PD-së. Unë e kam thënë që nuk e kam asnjë kompleks që të bëj mbledhjet e grupit në selinë e PD-së.

Një lidership i ri do ishte zgjidhja optimale për PD. Mirëpo kjo është çështje e asaj si unë e shikoj dhe gjykoj situatën. Për fat të keq mendimin tim nuk e ndan shumica e anëtarëve të partisë.

Pyetjet për Uashingtonin u ngritën mbi bazë të teorive që nuk qëndrojnë... Nëse shumica e anëtarëve do ndanin të njëjtin qëndrim si unë do ishte ajo zgjidhja që do përqafohej nga partia. E vetmja zgjidhje që mbetet po do duhet të respektohet vullneti apo dëshira e shumicës së anëtarëve. Pra ne nuk duhet të mbetemi peng, kemi humbur shumë kohë nga ky debat. Kemi humbur dhe lidhjen me qytetarët. Duke ruajtur qëndrime e ndryshme që kem9i ë bëhemi të gjithë bashkë dhe të përpiqemi të ngremë atë frymë të nevojshme së pari për strukturat e partisë por edhe nevojës së qytetarëve.

Nëse do vazhdonte ky debat për një zgjidhje siç e mendoja unë ne do shkonim në zgjedhjet e ardhshme të përçarë”, tha Bardhi.

Gazetarja Danjela Maloku: Bardhi në vizitën në SHBA ka takuar një prej figurave më të rëndësishme, Escobar që e ka pasur të qartë qëndrimin në lidhje me çështjen e non gratës. Cilat ishin mesazhet gjatë takimeve me Escobar dhe figurat e tjera? Po shoh se ka përpjekje të zotit Bardhi për ta shmangur betejën për pozicione brenda PD. Një nga diskutimet në mbledhje ishte që bardhi të bëhet nënkryetar i Rithemelimit siç u propozua nga Leskaj. A do pranonit? 

Gazment Bardhi: Sa i takon pozicionit që kam unë është ai i kryetarit të grupit parlamentar të PD. Jam zgjedhur me vullnetin e shumicës dërrmuese të kolegëve brenda grupit parlamentar dhe betejat e mia dhe çdo vendimmarrje që marr brenda Pd nuk e kam lidhur kurrë me titujt personalë. Detyrën që kam pasur e kam konsideruar si përgjegjësi.

Unë jam në PD. Isha në mbledhjen e këshillit kombëtar sepse njoh vullnetin e anëtarëve. Në pd duhet të kishim një zgjidhje tjetër, ky ka qenë qëllimi im. Nuk e kam fituar atë betejë. Por në këtë moment qëndrimi im është pakicë. Pasi kam bërë betejë, që të ketë një lidership të ri në Pd. Nuk ia dola në atë betejë... por nuk ka më kohë për ta vazhduar atë betejë.

Kam dështuar në përpjekjet e mia. Nuk jam te politikanët ku humbjet i shohin si fitore e pranoj realitetin politik sepse ndryshe do isha i pavërtetë. Jam me këmbë në tokë bëj beteja për gjëra që i besoj kur shikoj që nuk arrihet objektivi nuk jam i marrë t'i bie murit me kokë.

 

Ora 21:25
Zyrtarisht në Rithemelimin e Berishës, Bardhi: Lëvizjet s’kanë lidhje me vizitën në SHBA, së shpejti do ketë bashkim të të gjithë kampit

Bashkimi me Rithemelimin e Sali Berishës papritur pasi erdhi nga vizita në SHBA Gazment Bardhi thotë se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. I ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report TV Bardhi tha se së shpejti do të ketë bashkim të të gjithë kampit opozitar.

“Lëvizjet s’kanë lidhje me vizitën me SHBA. E kam thënë dhe publikisht. Nuk e ngatërroj vizitën në SHBA me zhvillimet brenda PD. E kam bërë të qartë këtë. Sikundër kam premtuar që po punoj bashkë me kolegët e tjerë, 43 deputetët që jemi bashkë, po punojmë për bashkim jo vetëm të PD por shumë shumë shpejt do të ketë zhvillime për bashkim të të gjithë kampit opozitar", tha Bardhi.

Ora 21:10
Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi: Nuk jemi zënë për ndarjen e posteve! Për disa çështje nuk kemi qëndrime të njëjta

I ftuar në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, deputeti Gazment Bardhi foli për bashkimin me grupin e Rithemelimit duke theksuar se pavarësisht mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në selinë e PD, ka ende gjëra për të cilat deputetët kanë qëndrime të ndryshme.

I pyetur nëse ai tashmë është kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit, Bardhi tha se nuk janë bërë diskutime të tilla gjatë mbledhjes.

“Nuk jemi zënë për ndarjen e posteve. Në këtë akt nuk ka ndarë askush asnjë post. Qëllimi ka qenë të gjenim zgjidhje për situatën kaotike ku ndodhej PD, u ndërgjegjësuam që kaosi me njëri-tjetrin po e dëmtonte PD-në dhe opozitën. Ky ka qenë qëndrimi im para zgjedhjeve lokale.

Ky është bashkim në diversitet. Nuk kemi qëndrime të njëjta për disa çështje por kjo nuk na pengon të jemi zëri I qytetarëve. Nuk kemi bërë diskutime të tilla sepse është gjëja e fundit që na shqetësonte, ndarja e pozicioneve. Secili prej nesh ka gjetur vendin, duhet të jemi pranë demokratëve dhe qytetarëve”- u shpreh Bardhi.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • serxho: 13/02/2024 11:58

    Sa qesharak qe jane keta non gratat,po te bashkuar reth Sali bastardit keni qene jenti anti amerikan te ndyre ja keni kaluar vullnetareve te Enverit.

    Përgjigju
  • iu binda shumicës në PD ose pakicës në popull: 13/02/2024 08:23

    Iu binde Saliut, se ty s'të do fare shumica në PD don babën.

    Përgjigju
  • Urtesia popullore: 13/02/2024 07:04

    Qente lehin ham ham ham por njeri tjetrin nuk e hane.

    Përgjigju
  • Iris: 13/02/2024 03:49

    Provove t'ja merrje Sales kalane nga brenda,por te doli huq.Gje qe pritej kur ke te besh me fanatike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë