Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët belg nëse bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është një çështje e mbyllur, por përgjigjja që dha nuk ishte e plotë.
Rama tha se në të ardhmen e shqiptarëve ka vetëm një gjë të madhe, hyrja në Bashkimin Europian.
“Dua të theksoj me forcë se ka vetëm një gjë të madhe në të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, është Evropa e madhe me shqiptarët brenda, qofshin shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithave vendeve të rajonit ku ata jetojnë”.
Edi Rama, kryeministër
Më pas kryeministri u përqendrua në përgjigjen e tij te reformat e ndërmarra për hapjen e negociatave.
Lajmi kryesor: