Bashkitë e djathta bëjnë një hap pas/ Kërkojnë 'paqësisht' lirimin e KZAZ-ve

Bashkitë e djathta janë treguar të vendosur për zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, por ndryshe nga ajo ç'ka ka ndodhur dy ditë më parë, ditën e sotme panorama ka qenë krejtësisht ndryshe.

Punonjës të administratës, me urdhër nga krerët e Bshkive u janë drejtuar KZAZ-ve që të lirojnë ambientet dhe kthimin e tyre në funksion normal publik. Megjithatë kjo kërkesë e tyre nuk është shoqëruar me përplasje me policinë dhe as dëmtim të pronës, siç ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku iu vu flaka një shkolle e shndërruar në KZAZ dhe as nuk u dogjën materialet zgjedhore siç ndodhur në Burrel dhe në Klos mesditën e së mërkurës.

Krerët e Bashkive të djathta u kanë vendosur KZAZ-ve një ultimatum për lirimin e ambienteve, por ky ultimatum ndonëse nuk është zbatuar nga anëtarët, me argumentin se dekreti i Metës është nul, nuk ka sjellë përplasje institucionale.  

Në Delvinë, opozita ka hequr dorë nga protesta e paralajmëruar. Pavarësisht se ultimatumi i vendosur nga kryebashkiaku Rigels Balili, i LSI-së ishte deri në orën 14:00, përfaqësues të opozitës nuk janë paraqitur siç kishin njoftuar mbrëmjen e djeshme. Gjithashtu, edhe numri një i qytetit të Përmetit, Niko Shupuli ka kërkuar lirimin e ambienteve nga KZAZ, por siç Shqiptarja.com mëson se situata ka qenë krejtësisht e qetë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja