Bashkive iu hiqet shërbimi i veterinarisë, projektligji i ri parashikon që ta bëjë qeveria

Bashkive iu hiqet shërbimi i veterinarisë, projektligji i ri parashikon që ta bëjë qeveria

Foto ilustruese

Qeveria do të marrë kompetencat ligjore të rregullimit të shërbimit të veterinarisë të cilat aktualisht zotërohen nga pushteti lokal.

Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një projektligj që synon unifikimin e shërbimit veterinar duke mundësuar kalimin e kompetencave dhe funksioneve të shërbimit veterinar, të pushtetit lokal në strukturën e shërbimit veterinar në ministrinë e Bujqësisë. Ministria e Bujqësisë në relacionin përkatës sqaron se njësitë e qeverisjes vendore nuk i kanë më këto struktura.

Për këtë qëllim, ky projektligj ka për objektiv të forcojë masat parandaluese dhe të kontrollit të sëmundjeve të kafshëve nëpërmjet forcimit të strukturave të kontrollit dhe shërbimit për të garantuar mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët.

Ministria e Bujqësisë sqaron se Incidentet e ndodhura në të kaluarën në fushën e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, të cilat kanë lënë pasoja domethënëse në shëndetin publik, për shkak të transmetimit të sëmundjeve zoonotike apo edhe të lëndëve mbetëse të dëmshme të cilat gjenden në produktet ushqimore me origjinë shtazore, kanë treguar se një organizim i mirë i shërbimit veterinar, me një linjë vertikale të zinxhirit të komandës dhe llogaridhënies, mund të shmangte në një nivel të lartë këto incidente.

Në vendin tonë ky zinxhir komande është i shkëputur për shkak të fragmentizimit të shërbimit veterinar midis pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore. Për këtë qëllim ky projektligj parashikon unifikimin e zinxhirit të komandës në linjë vertikale duke bërë të mundur kryerjen e funksioneve të shërbimit veterinar të pushtetit vendor nga shërbimi veterinar rajonal.

Në këtë mënyrë plotësohet edhe rekomandimi i vazhdueshëm i dhënë në Raportin e Progresit të Komisionit Europian, për vlerësimin e kapaciteteve dhe strukturave të shërbimit veterinar, icili rekomandoi se “është i një rëndësie kritike rishikimi i roleve dhe përgjegjësive të Ministrisë së Brendshme-Veterinerëve të Bashkive; duke konsideruar shumë të rëndësishëm transferimin e tyre në Shërbimin Veterinar Shtetëror pasi sigurohet kapaciteti teknik dhe menaxhues i Shërbimit Veterinar Shtetëror”.

Projektligji parashikon forcimin e kontrollit të therjes së kafshëve nëpërmjet kalimit të kontrollit shëndetësor të kafshës para dhe pas therjes nga veterinerit zyrtar i shërbimit veterinar rajonal  duke eliminuar në këtë mënyrë shkëputjen e hallkës së kontrollit të shëndetit të kafshës para dhe pas therjes. Lëvizja e kafshëve të gjalla dhe tregtimi i tyre në tregun e kafshëve të gjalla, e cila është njësi epidemiologjike, janë burim kryesor i transmetimit dhe përhapjes së sëmundjeve nëse nuk përfshihen në kontrollin brenda standardeve të zinxhirit të kontrollit të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve.

Për këtë qëllim projektligji parashikon që edhe kontrolli i tregjeve të kafshëve të gjalla të përfshihet në detyrat e veterinerit zyrtar të shërbimit veterinar rajonal. Marrë nga Monitor.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë