Bashko një modele me një politikan 
dhe do të marrësh një...GAFË

Bashko një modele me një politikan <br />dhe do të marrësh një...GAFË
Ish-konkurentja e Big Brother, Xhensila Pere, e ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv”, bëri një koment që vuri në siklet edhe panelin e të ftuarve, veçanërisht ish-presidentin Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së.

E pyetur nga moderatori rreth veshjes dhe pse kishte zgjedhur ngjyrën blu, Xhensila tha se e kishte bërë meqenëse do të qëndronte përballë Bamir Topit, që siç duket e dinte ende pjesë të Partisë Demokratike. “Zgjodha ngjyrën blu meqenëse mora vesh se do të ishte i ftuar dhe zoti Topi. Kështu mendova të përshtatesha,” u shpreh Xhensila.

“Me kë parti është Topi”, pyeti Edi Manushi, duke marrë një përgjigje të shpejtë e të sigurt: “Me partinë demokratike sigurisht”, u përgjigj modelja duke shkaktuar të qeshura në studio.
topi pere
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?