Bashkohen përsëri “Ritflok”, këtë radhë për të festuar 8 dhjetorin, “Ditën Kombëtare të Rinisë”. Grupi ka performuar gjatë eventit të organizuar nga “ish-dhjetoristat”.

Gjatë eventit u promovua edhe një libër “Dhjetori 90”, i shkruar në bashkëpunim me 50 autorë, ndër të cilët mund të përmendim Edi Palokën, Genc Rulin, Avdi Baletën, etj. Referenti kryesor i librit është Bislim Ahmetaj, kryetari i shoqatës “Dhjetori 90”.