Bie akuza e korrupsionit/ Bashkëshortja e Theodhori Sollakut nën hetim për shpërdorim detyre

Prokuroria e Durrësit

DURRËS- Prokuroria e Durrësit nis hetimet për shpërdorim detyre për gjyqtaren e Apelit të Tiranës Zeqine Sollakut, gruaja e ish-prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

Ajo është nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyës. Gjyqtarja është kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, akuzë kjo që u rrëzua nga Krimet e Rënda për mungesë provash.

Dosja e Sollakut ka qenë e arkivuar dhe i kaloi për hetim Prokurorisë së Durrësit për të shmangur konfliktin e interesit e hetimit në Prokurorinë e Tiranës.

Padia ndaj saj është depozituar nga Natasha Petrela e cila e akuzon Sollakun duke treguar një anshmëri në procesin gjyqësor të ngritur prej saj për çështje pronësie.

Sollaku ka qenë pjesë e trupit gjykues së çështjes 'Xhisiela' ku u përfshi Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Kërkesë padia mbi Sollakun

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Beli: 18/07/2019 18:19

    Nje fjal e urt thot un te tregoj ujkun ti me thu ku jan gjurmet. A do ket drejtesi ndonjeher ne kete vend???? Mundoheni te na mbushni mendjen me vetingun kur faktet flasin vet???pse nuk vehet ne hetim gjygjtarja be fjal????? apo se ka krah te ngrohta????apo se po mbron hajdutin????kur do te mbarojn Pse- te ne kete vend apo kur mos te ket ngel mo kom robi???? Po peshku qelbet nga koka dhe "kokes" se ketij vendi i ka dal era me koh........medet per qyretaret qe i bjen radha te ken pun me keto plera.....

    Përgjigju