Basketboll femra/ Flamurtari mund Tiranën, vlonjatet mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion

VLORË - Kampionati kombëtar i basketbollit për femra është në fazën finale të play-off. Në Vlorë, Flamurtari fitoi 63-60 kundër Tiranës në finalen e tretë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 1-2.

Kështu Tirana nuk mundi të sigurojë dot titullin në Vlorë, duke pasur shansin e radhës në kryeqytet të premten në orën 18:00 në "Feti Borova".

Në ndeshjen e djeshme, vendaset e Elona Hasanajt fituan 63-60 dhe mbajnë gjallë shpresat për të barazuar serinë e finaleve. Çereku i parë u mbyll 18-18, ndërsa ai i dytë 17-19, me Tiranën që mbylli pjesën e parë me dy pikë epërsi.

Vlonjatet fituan në periodën e tretë 17-15 dhe në të fundit 11-8 për rezultatin final 63-60. Kështu, Flamurtari shkurtoi në 1-2 serinë e finaleve dhe i hoqi titullin kampion Tiranës në ndeshjen e tretë. Të dyja skuadrat do përballen të premte, me Tiranën që ka shanse të ngrejë trofeun pa e çuar përballjen në ndeshjen e pesët dhe finale.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot