Partizani - Flamurtari do jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Ky ka qenë verdikti i dy gjysmëfinaleve të zhvilluara pasditen e së mërkurën në Pallatin e Sportit "Flamurtari" në Vlorë.

Vendaset e Flamurtarit mposhtën 74-57 Vllazninë në gjysmëfinalen e parë, duke mos e vendosur në diskutim fioren. Vajzat kuqezi ishin më të sakta në parket, duke kontrolluar lojën.

Në ndeshjen tjetër, Partizani fitoi 79-62 derbin me vajzat e Tiranës dhe për rrjedhojë gjen Flamurtarin. Finalja për të vendosur se cila skuadër do fitojë Kupën e Shqipërisë luhet nesër në 17:00 në Vlorë.

Ndeshjet gjysmëfinale, Vlorë

Flamurtari 74-57 Vllaznia

Partizani 79-62 Tirana

Finalja, e enjte 17:00

Partizani - Flamurtari, në Vlorë