Basketboll/ Gjermania mposht Serbinë në finale dhe shpallet kampione e botës! SHBA-ja pa medalje

Basketboll/ Gjermania mposht Serbinë në finale dhe shpallet kampione e botës! SHBA-ja pa medalje

Gjermani - Serbi

MANILA, FILIPINE - Gjermania ka fituar Kampionatin Botëror në basketboll, duke mposhtur në finale Serbinë me rezultatin 83-77. Në një ndeshjen të fortë dhe shpesh dramatike, gjermanët ishin më të saktë, duke u shpallur kampion për herë të parë në histori.

Serbia e hapi më mirë ndeshjen dhe shpejt kaloi në epërsi 5-0, por në asnjë moment të periodës së parë epërsia nuk i kaloi pesë pikët. Në fund të periodës të parë, Serbia kishte pesë pikë diferencë, duke e mbyllur me rezultat 26-23 në favor të tyre.

Pas një pjese të parë të barabartë (47-47), ekipi gjerman shkëputet në 10-minutëshin e tretë, falë Dennis Schroder, që realizoi 28 pikë, më i miri në parket. Mirë u paraqit edhe Franz Wagner me 19 pikë, ndërsa për serbët zhgënjeu Jokic, me vetëm 9 pikë (më i miri ishte Avramovic me 21 pikë).

Një triumf i merituar i kombëtares së drejtuar nga trajneri Gordie Herbert, që në gjysmëfinale mposhti edhe Amerikën pretendente, që zhgënjeu në këtë Botëror. Serbia mori kështu medaljen e argjendtë, ndërsa ajo e bronzit u fitua nga Kanadaja, që pas kohës shtesë mundi sot Amerikën me shifrat 127-118.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?