Basketboll/ Kryeqyteti 'vishet' bardheblu, Tirana mposht me diferencë Partizanin

Basketboll/ Kryeqyteti 'vishet' bardheblu, Tirana mposht me diferencë Partizanin

Tirana - Partizani

26 pikë më shumë, këto janë shifrat që Tirana mundi Partizanin në basketbollin për meshkuj, kjo për raundin e 14-të në kampionatin kombëtar. Në sallën e sportit "Farie Hoti" në kryeqytet, Tirana fitoi 103 - 77 Partizanin, me derbin që foli për djemtë e Erkand Karaj.

Çereku i parë foli për Tiranën, që e mbylli me rezultatin 26-10. Kjo diferencë bëri që bardheblutë të humbisnin në dy periodat e radhës. 23-27 dhe 24-27 i mbylli Partizani dy dhjetë minutëshat në vijim.

Deçizive në këtë sfidë ishte çereku i fundit, me Tiranën që "u zgjua" dhe fitoi 30-13, duke e mbyllur ndeshjen në total 103-77. Edhe pse Mejor dhe Broun ishin pikashënuesit më të mirë të ndeshjes, kjo nuk mjaftoi që Partizani të rivalizonte. Davies me 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asiste ishte më i miri te Tirana.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja