Basketboll meshkuj/ Besëlidhja mposht 4 herë radhazi Teutën dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja mposht 4 herë radhazi Teutën dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Besëlidhja - Teuta

DURRËS - Besëlidhja e Lezhës është kampione e Shqipërisë në basketbollin për meshkuj sa i takon sezoni 2023-24. "Shqiponjat" e Afrim Bilalit fituan edhe finalen e katërt play-off kundër Teutës, duke e çuar në 4-0 serinë e dueleve për të fituar trofeun.

Në "Ramazan Njala" të Durrësit, dueli i katërt final u mbyll 67-105, me lezhjanët që kanë dominuar një sezon duke mos pësuar asnjë humbje. Çereku i parë u mbyll 16-27 për Besëlidhjen, me lezhjanët që fituan edhe tre periodat pasardhëse me rezultatet 20-27, 18-30 dhe 13-21, për rezultatin final 67-105.

Besëlidhja ul nga froni Tiranën, teksa për lezhjanët Julian Hamati ishte më i miri në fushë me 18 pikë. Te Teuta 21 pikë shënoi Jay Thomas, por pa ia dalë që të dërgojë duelet play-off në sfidën e pestë.

Kështu, me rezultatin 4-0 në serinë finale Besëlidhja shpallet kampion në baskebollin shqiptar të meshkujve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?