Kryeministri Rama ka linçuar projektin e dytë, atë të angazhimit të kampionëve të basketbollit në përgatitjen e nxënësve falas në këtë sport të rëndësishëm dhe elitar. Kështu, basketbollistët kampionë që kanë bërë historinë e këtij sporti do të marrin në patronazh palestrat e gjimnazeve për t’u mësuar nxënësve basketbollin. Kjo iniciativë ka ardhur pas pas marrëveshjes së firmosur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla me kreun e Federatës të Basketbollit Avni Ponari.
Dhe kryeministri një ithtar i i sportit të basketbollit, pjesë e të cilit ka qënë dhe ai dikur duke arritur deri në përbërje të ekipit kombëtar, është shprehur më se i gatshëm për të qënë një mbështetës i fortë i kësaj iniciative. “Jemi gati të lançojmë dhe një iniciativë tjetër, të një grupi kampionësh të sportit. Njerëz që arritën të bënin sukses e të ngrinin peshë zemrat e këtij populli.
Në një kohë kur numri i palestrave ishte i vogël, kushtet për të luajtur basketboll ishin shumë më të këqija. Por ky grup njerëzish, lidhen me njëri tjetrin nga historia e suksesit. Secili nga këta kampionë kam marrë përsipër të marrin në patronazh palestrat dhe t’iu vihen në dispozicion të prindërve dhe fëmijëve që të mësojnë basketbollin”, ka qënë deklarata e kryeministrit Rama dje në takimin me rastin e festës së 7 marsit.
Për të është e rëndësishme është e rëndësishme që të mbushen orët e lirë dhe të shihet përtej një ndeshjeje sporti. “Të konsumohen orët e lira në një aktivitet që është përtej rezultatit të ndeshjes. Kjo është rëndësia e të qenit pjesë e një skuadre. Dhe përmes qytetarit është dhe marrja me politike, e kjo ka ardhur kur njerëzit nuk zgjidhnin dot problemet të sigurisë, apo të problemeve të tyre e nga shoqëria ku njeriu ha njeriun erdhëm sot tek demokracia”, është shprehur Rama.
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com