Bast 90 milionësh me paratë e bankës

Julian Lipe, bankieri që arriti të vjedhë nga filiali i bankës ku punonte shumën prej 308 mijë euro, rezulton se të gjitha lekët i ka arxhuar në bastet sportive dhe kazinotë e Tiranës. Gjatë hetimeve të kryera, njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës, ka arritur të provojë se vetëm në një rast i arrestuari Lipe ka humbur 90 milionë lekë pasi ka luajtur në lloto ndeshjen e futbollit që luhej mes skuadrës së Milanit dhe Çezenës. Burime pranë prokurorisë thanë se kjo ndeshje është zhvilluar dy ditë pas ndodhjes së trazirave në 21 janar, ku në një nga pikat e basteve bankieri Julian Lipe ka vendosur 90 milion lekë për fitoren e skuadrës së Milanit. Këto para Julian Lipe ka mundur ti sigurojë nga vjedhja e lekëve në kasafortën e bankës, ku vetëm në një rast ai ka mundur të marë prej andej shumën prej 110 mijë euro. Lipe s'ka mundur të fitojë skedinën vetëm për një gol, pasi kishte vënë fitore për skuadrën e Milanit me tre gola dhe jo me dy të tillë, siç qe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Ndërkohë që pjesën tjetër të parave të marra nga banka Lipe, e ka argjuar duke luajtur kazino dhe vendosur skedina të tjera në bastet sportive. Aktualisht çështja në ngarkim të tij është mbyllur dhe se pritet që dosja brenda kësaj jave të dërgohet për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e kryeqytetit.
Vjedhja e kushëririt
Menaxheri i një banke në Tiranë Julian Lipe, jo vetëm që është provuar duke vjedhur 110 mijë euro nga kasaforta e bankës, por ai ua ka marë lëkët nga llogaria dhe disa prej klientëve të kësaj banke, duke arritur të grabisë në total shumën prej 308 mijë euro. Mes personave të grabitur prej tij është dhe kushëriri i tij A.Lipe, ku nga llogaria e këtij të fundit janë kryer 14 transaksione me karta debiti. Sipas prokurorisë aktiviteti kriminal i të arrestuarit Julian Lipe ka nisur që nga muaji Gusht i vitit 2010. Lipe kishte si zakon frekuentimin në masë të lojërave të fatit si baste sportive dhe kazinotë, e për shkak të domosdoshmërisë së lekëve për të luajtur në to, ai ka vjedhur shuma financiare në ambjentet e bankës ku punonte. Bëhet fjalë për disa raste, të cilat gazeta "Shqiptarja.com" i disponon të plota.
Vjedhja e 110 mijë euro
Kasaforta e degës së rrugës së Dibrës kërkon një çelës dhe kod për tu hapur (kodi aktivizon sistemin e vonesës së kohës). Sipas procedurave në kufi kërkohet kontroll i dyfishtë në hapjen e kasafortës. Për pasojë mbajtësi i kodit ishte tilleri kryesor arkëtarja Alida Lango. Sipas procedurave të sigurisë së degës, tellerit kryesor që është përgjegjës për veprimet e kasafortës, i kërkohet të ndryshojë kodin pas ardhjes nga dy ditë të lejës së saj. Si rezultat i kësaj menaxheri i degës së bankës ishte informuar për kodin e kasafortës, gjatë mungesës së saj të cilin ai e përdori për të kryer përvetësimin. Julian Lipe hyri në degë jashtë orarit të punës të premten e 21 janarit 2011, të dielën në 23 janar dhe duke qënë në dijeni të kodit të kasafortës, përfetësoi një shumë totale të barabartë me 110.133 mijë euro. Për veç datave të mësipërme, Julian Lipe deklaroi se ai kishte hyrë në degë me qëllim përvetësimin e të hollave në kasafortë gjatë orëve të mëngjesit të së hënës në 10 janar 2011 dhe 17 janar. Kështu në ato raste ai mundi të fshihte përvetësimin. Arsyeja e hyrjes në degë dhe përvetësimi i të hollave nga kasaforta ishte, sipas deklaratave, për shkak të zakonit të tij në bastet sportive.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet