Baste sportive, emigrantë të paligjshëm dhe shoferë të dehur e pa patenta! Prangosen 4 persona në Elbasan, nën hetim 8 të tjerë

Baste sportive, emigrantë të paligjshëm dhe shoferë të dehur e pa patenta! Prangosen 4 persona në Elbasan, nën hetim 8 të tjerë

Foto ilustruese

Policia Gramsh ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili vinte baste sportive përmes celularit.

“G. L., 30 vjeç, banues në Gramsh, u arrestua pasi në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën faqe për vënien e basteve sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një tjetër 30-vjeçar, i cili ishte dënuar nga Gjykata e shkallës së Parë Elbasan për transport të emigrantëve të paligjshëm.

“Brahim Rapi 30 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 1 vit, 1 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë dy shoferë.

“F. K., 20 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe B. B., 38 vjeç, banues në Librazhd dhe L. B., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur”, njofton policia.

Po këta stuktuar bëjnë me dije se nën hetim janë vënë 8 persona.

"-A. S., 48 vjeç, banues në Gramsh,pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

-I. K., 39 vjeçe, banuese në Prrenjas, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare.

-P. H., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 2 shtetas.

-B. H., 57 vjeç, K. H., 32 vjeç (babë e bir), E. M., 32 vjeç, E. M., 37 vjeç dhe M. M., 25 vjeç (të 3 vëllezër), pasi në ambientet e një lokali, kanë goditur me grushte dhe sende të forta njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës