Basti i ‘çmendur’ i ftuar nga një qytetar për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit 1-2 ka ngjallur dyshime te tifozët e kampionëve të Shqipërisë në rrjetet sociale.
Në skedinën që po qarkullon në rrjetet sociale nga rezultati i ndeshjes dhe parashikimi i saktë me përmbysje, një qytetar ka fituar rreth 8 mijë Euro, pasi luajti 300 Euro.
Një gjë e tillë ka bërë që tifozët e Skënderbeut të ngrenë dyshime për pastërtinë e rezultatit te drejtuesit e klubit.

Ndeshja pjesën e parë përfundoi me fitoren e Skënderbeut me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Bledi Shkëmbi, por që u përmbys shumë shpejt në pjesën e dytë nga Dinamo.
Për t’u njohur me të vërtetën duhet të presim reagimin e institucioneve ndërkombëtare që hetojnë lëvizjet e koeficentëve dhe dyshimet, teksa në vitet e fundit ekipet shqiptare janë njollosur shumë herë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com