Bastioni i fundit i qëndresës ukrainase, dalin pamjet e civilëve të strehuar brenda bunkerit në Mariupol: Nuk e kemi parë dritën e diellit që prej 27 shkurtit

Të bllokuar brenda bunkerit nëntokësor, dhjetëra civilë në Mariupol nuk e kanë parë dritën e diellit që prej 27 shkurtit.

Pamjet e civilëve të strehuar në bastionin e fundit të qëndresës ukrainase në Mariupol janë publikuar nga Regjimenti Azov i Ukrainës. Të mbledhur të gjithë në një dhomë, njerëzit dëgjohen duke thënë se tashmë po u mungon edhe ushqimi dhe uji, ndërsa luten të evakuohen nga qyteti jugor i rrethuar nga trupat ruse.

Në muret e bunkerit shihen tabela të mëdha me bojë të kuqe ku shkruhet “fëmijë”, por megjithatë kjo nuk ka penguar forcat ruse të sulmojnë.

Fabrika e çelikut Azovstal, një labirint tunelesh dhe punishtesh, është një vend i madh industrial në Mariupolin qendror. Është pothuajse si një qytet brenda një qyteti.

Në fillim të kësaj jave, një nga komandantët e Azov, i cili së bashku me një brigadë të marinës ukrainase, rojet kufitare dhe oficerët e policisë janë ende duke mbrojtur Mariupolin, tha se shumë civilë, përfshirë fëmijë, ishin strehuar në atë vend. Ai tha gjithashtu se aty ishin edhe luftëtarë të plagosur dhe të vdekur.

Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël