Katër persona janë arrestuar këtë të shtunë për 13 vjedhje banesash të ndodhura më parë në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.
Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, ndaluan G. I., 25 vjeç; S. K., 27 vjeç; Q. P., 43 vjeç dhe V. L., 19 vjeç.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të personave të përmendur për veprat penale “vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”.